Gjergj Vyshka 10.01.2015 18:35
Ditmar Bici, qendërmbrojtësi që 6 vjet më parë ka qenë pjesë e bluve, dje ka qenë për vizitë tek dinamovitët. Sipas futbollistit, ai më së shumti ka ardhur për të parë Daniel Xhafajn, tashmë i kthyer tek blutë.
Dhe menjëherë është interesuar për gjendjen në të cilën ndodhet skuadra e Dinamos dhe sa shanse ka ajo për t’u ngjitur në Superiore. Vetë Bici, i cili ka luajtur në Bullgari me Belasitsa Petrish, më pas me Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin, por pa harruar dhe iranianët e Traktor Sazit, nuk ka vendosur ende për ekipin e tij të ri.
“Iranianët më kanë edhe disa detyrime financiare për të më dhënë, – ka zbuluar futbollisti me origjinë lezhjane. – Në të kundërt do t’i dërgoj në gjyq në FIFA. Pastaj të shohim.” Kësisoj, dje Bici ka qenë vetëm për vizitë tek blutë e Dritan Mehmetit.