Gjergj Vyshka 06.02.2015 07:05
Dinamo do të ketë mungesa në përballjen më të rëndësishme të sezonit atë ndaj Lushnjës në stadiumin “Roza Haxhiu”. Sipas administratorit të bluve, në stërvitjen e së mërkurës ka mbetur i dëmtuar në këmbë Erxhan Muça.
“Këtij lojtari i duhen 3-4 ditë pushimi për të nisur më pas stërvitjen për të qenë gati për ndeshjen e radhës ndaj Tomorit, – ka pohuar Ismet Saliaj. – Ka qenë kapiteni ynë dhe si i tillë është lojtar i rëndësishëm për skuadrën.”
“Më duhet të them që është një mungesë e konsiderueshme. Por skuadra ka lojtarë për ta zëvendësuar. Mendoj që ekipi do të bëjë më të mirën dhe do ta nxjerrë me sukses këtë ndeshje”, – ka shtruar administratori i bluve.
Ndërkohë skuadrat sot në mesditë do t’i japi dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës në Lushnjë, ndërsa është kryesfida e javës së trembëdhjetë për grupin e Jugut në Kategorinë e Parë.