Gjergj Vyshka 07.01.2015 15:15
Daniel Xhafaj në përgatitje me blutë, zyrtarizimi vjen pas bisedës me administratorin Saliaj. Daniel Xhafaj dhe Mishel Bilibashi kanë qenë emrat e rinj që i janë bashkuar skuadrës së Mehmetit në stërvitje.
Madje administratori i bluve, Ismet Saliaj, ka deklaruar se do të ketë një bisedë përfundimtare me vlonjatin e sulmit, i cili nëse pranon ofertën e Dinamos do të mbyllë një boshllëk të madh në skuadrën e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti.
“E kush nuk do ta donte Bilibashin, apo dhe Allmuçën në skuadër? – ka thënë Saliaj. – Mirëpo Bilibashi është thjesht për stërvitje, sepse kërkon të luajë në Greqi. Do të flas dhe Xhafajn.”
“Por në idenë time është ruajtja e grupit dhe largimit i ndonjë lojtari që është i dyshimtë për praninë në ekipin tonë, – ka vijuar administratori blu. – Kurse çështja jonë është marrja e përforcimeve në mbrojtje dhe në sulm.”
“Sidomos në kushtet kur Duqi nuk mund të jetë i gatshëm për ekipin për një kohë të gjatë për shkak të problemeve shëndetësore të rënda që ka, atëherë e kemi të detyruar marrjen e një mbrojtësi”, – ka theksuar ai.
“Do të shohim dhe do të bëjmë”, – ka përfunduar Saliaj, në një kohë që Dinamo ende nuk ka vendosur për kundërshtar në miqësore.