Dinamo / Capa: Bylisi, treni ynë i fundit për në Kategorinë Superiore

Share Button

Arber-Capa-gol

Gjergj Vyshka 25.01.2015 12:05

Mesfushori, që ka shënuar katër gola këtë kampionat, vlerëson ardhjen e Sejdinit në krye të ekipit: “Nëse fitojmë atje, atëherë garën për t’u ngjitur më lart do ta kemi të gjithë në këmbët tona”. Arbër Capa, mesfushori i Dinamos, është shënuesi i tretë më i mirë i bluve për sezonin futbollistik 2014-2015. Ai ka realizuar katër gola, po aq sa Turdiu, ndërsa Imami ka shënuar 5 gola. Në fakt ai dy gola ia ka shënuar Butrintit, teksa me golin e tij të shtunën e kaluar Dinamo ka marrë trepikëshin duke hyrë në garë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.

Capa vlerëson ardhjen e trajnerit Sejdini, i cili ka futur impenjimin dhe seriozitetin jo vetëm në stërvitje, por dhe në ndeshje. E duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit, Capa shpjegon se skuadra do të ketë shansin që të thithë më mirë idetë e lojës së Sejdinit dhe në të njëjtën kohë të jetë më bindëse dhe më e bukur në fushë. Dhe ndeshja me Bylisin, sipas lojtarit të dinamovitëve, është shansi i fundit për në Kategorinë Superiore.

“Nëse fitojmë do ta kemi gjithçka në këmbë tona dhe do të jemi më të qetë për ta vazhduar garën ashtu sikurse duam ne”. Ja dhe intervista e Capës për “Gazetën e Sportit”.

– Duket sikur ia keni marrë dorën Butrintit, ndërsa dy golat e shënuar në portën sarandjote kanë firmën tuaj. Çfarë ndodh realisht?

– Po është e vërtetë që i kam shënuar dy gola Butrintit, por për mua dhe të gjithë skuadrën ishte shumë e rëndësishme fitorja dhe marrja e tre pikëve. Sepse më pas pak ka rëndësi se kush shënon. Por këtë herë të paktën goli im ishte fatsjellës, sepse ne fituam dhe nuk ndodhi si në ndeshjen e fazës së parë në “Selman Stërmasi”, teksa Butrinti barazoi në fund të ndeshjes. Kjo ka shumë rëndësi për ne.

 

– Megjithatë çfarë ka ndryshuar me ardhjen e Sejdinit në skuadër, sepse janë dy ndeshje të luajtura dhe dy fitore radhazi?

– Mendoj se me ardhjen e profesor Farukut në krye të ekipit ka më shumë seriozitet në stërvitje dhe mbi të gjitha impenjim. Dhe kjo gjë u shpreh dhe në fushën e lojës në këto dy ndeshje. Nuk ka më llafe në stërvitje, apo në ndeshje, por vetëm punë në të mirë të skuadrës, ndërsa secili sakrifikon për shokun.

 

– Por në të vërtetë duket sikur loja e skuadrës nuk shkon vaj. Çfarë i mungon ekipit dhe çfarë duhet të ndryshojë që të jetë një Dinamo absolute?

– Normal është e vërtetë që loja e skuadrës nuk është e shkëlqyer. Por s’mund të ndryshojë ajo për dy ndeshje, pasi gjërat, edhe pse ka dëshirë nga trajneri Sejdini, apo nga ne si futbollistë, nuk mund të ndryshohen me shkopin magjik. Megjithatë, për mendimin tim, pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares do të na bëjë mirë, sepse trajneri do të vazhdojë të punojë për të futur më mirë idetë e tij për lojë. Dhe mendoj se kemi mundësitë për të dalë me një lojë bindëse siç i ka hije Dinamos. Dhe javën e ardhshme në Ballsh do të tregojmë se kush është Dinamo e vërtetë dhe tipike në lojërat e veta, të cilat në vazhdimësi do të jenë më të bukura.

 

– … që do të thotë?

– Unë mendoj se ajo që i mungonte skuadrës tashmë ka ardhur. Pra mungesa e impenjimit në stërvitje, apo në ndeshje, e mungesa seriozitetit nuk është më, sepse të gjithë e dimë rëndësinë e fanellës së Dinamos.

 

– Është thënë që fusha në Pezë-Helmës, atje ku deri më tani keni luajtur katër ndeshje zyrtare, është ters. Tani që fituat a mendoni se deri në fund duhet të luani atje?

– Sipas meje nuk është faji i fushës, sepse ajo është njësoi për të dyja ekipet. Por tani shpresoj që të kemi dhe fatin me vet, sepse pa pasur fat nuk mund të luhet futboll.

 

– Së fundi, si e parashikoni ndeshjen me Bylisin në Ballsh dhe sa shanse ka Dinamo për t’u ngjitur në Superiore?

– Bylisi është “treni ynë i fundit” për t’u ngjitur në Superiore. Nëse fitojmë në Ballsh, atëherë jo vetëm që hapet gara, por ngjitjen në Superiore do ta kemi të gjithën në këmbët tona. Dhe besojmë deri në fund për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar përderisa dhe matematika e lejon një gjë të tillë. Sa i përket lojës sime, duke luajtur pas sulmuesit, apo dhe sulmues, jam më afër portës kundërshtare dhe shpresoj që do të shënoj dhe gola të tjerë. Pavarësisht se roli im natyral nuk është sulmues më duket sikur jam ambientuar me pozicionin e ri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh