Dinamo / Blutë: Vendimi, për kompleksin, jo futbollin

Share Button

1411159095-KompleksiDinamofushabosh-tamam

Dinamo për vendimin e Qeverisë: “Nuk ka lidhje me ne si shoqatë”. Blutë sqarojnë pozicionin e tyre në lidhje me kalimin e klubit në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Saliaj: “Bëhet fjalë për pronat e kompleksit, ndërsa ne shpresojmë të kemi më shumë dashamirësi”. Dinamo ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me vendimin e së mërkurës të Këshillit të Ministrave, i cili e ka kaluar klubin sportiv në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.


Në fakt në një vendim të datës 17 nëntor 2010, qeveria e kryeministrit Sali Berisha e kishte kaluar Dinamon nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Parë kështu, në kushtet kur qeveria e sotme e kryeministrit Rama ka nisur të bëjë projektin për shndërrimin e ish-kompleksit blu në qendër të madhe olimpike, atëherë është dashur ky vendim, sepse deri më dje i gjithë ambienti, pavarësisht se që nga 17 shkurti 2011 është në vartësi të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, ishte krejtësisht në ajër.
Dhe këtë gjë ka dashur ta bëjë të ditur dhe administratori i bluve, Ismet Saliaj, paçka se sipas tij vendimi i djeshëm i qeverisë nuk ka të bëjë me shoqatën e futbollit Dinamo. “Edhe kur është marrë vendimi më 17 nëntor 2010 për kalimin e klubit sportiv Dinamo në vartësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, asnjëherë nuk është ekzekutuar, – ka theksuar ai. – Megjithatë vendimi i djeshëm nuk ka të bëjë me ne, sepse ne nuk kemi pasur vartësi prej vitesh nga Ministria e Brendshme dhe për rrjedhojë më pas dhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”
“Sepse ne jemi shoqatë private, jo fitimprurëse, që bëjmë një aktivitet të caktuar që është futbolli, – ka vijuar administratori i bluve kryeqytetas. – Por ajo që dua të them unë është fakti se duke kaluar tashmë tek sporti shpresojmë dhe dëshirojmë që të kemi më shumë vëmendje që edhe ne të funksionojmë si të gjitha klubet e tjera të futbollit shqiptar”, – thotë Saliaj. E vërteta është se që nga 2005, kohë në të cilën jo vetëm futbolli i Dinamos, por dhe i gjithë shumësportëshi i bluve varej nga Ministria e Brendshme, blutë e hoqën administrimin financiar prej shtetit.
Kjo dhe me kërkesë të ish-presidentit Besnik Sulaj, i cili nisi gradualisht ta privatizonte klubin. Madje deri më 2010-tën, Dinamo ka pasur katër aksionarë, të cilët ishin Besnik Sulaj, Avni Braçe, Apostol Goci dhe Alban Aliko. Dhe që pas 2011-tës, gjithçka është shkrehur dhe Dinamo është me qira në ish-shtëpinë e vet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh