Gjergj Vyshka 04.11.2014 07:55
Administratori Saliaj: Me përjashtim të portierit Lamellari, pjesa tjetër e ekipit s’ka qenë në maksimum. Dinamo jo bindëse në lojë. Ky ështëshqetësimi i drejtuesve blu, të cilët kanë pritur më shumë në ndeshjen e fundit në Berat. Të paktën sipas administratorit të bluve, Ismet Saliaj, me përjashtim të portierit Lamellari, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës nuk ishte në formë.
“Nuk ishte në formë edhe Turdiu, – thotë Saliaj, – që ka pasur një rast, teksa tre metra me portën larg, nuk ka mundur të shënojë dot. Megjithatë nuk mund të presim pesë javë nga një lojtar. Duhet të luajë i gjithë grupi, në mënyrë që të bindim dhe të themi që jemi për Superiore.”
“Kemi katër ndeshje deri në fund të fazës së parë, atje ku do të presim Shkumbinin dhe Butrintin në shtëpi e më pas jemi në fushë të huaj në Ballsh dhe Pogradec. Duke shpresuar që në fund do të jemi në krye, shpresojmë që të rritemi cilësisht, pasi ia kemi bërë hyzmetin kësaj skuadre”, – ka përfunduar administratori i bluve kryeqytetas.