Gjergj Vyshka 12.11.2014 10:25
Pas dy ditëve pushimi, dje në mëngjes, në ora 09:30 , Dinamo ka zbritur në fushën e stërvitjes me bar artificial të ish-kompleksit blu.
Për shkak të disa mungesave të tilla si kapiteni Muça, apo Thana, etj, trajneri i bluve, Dritan Mehmeti, nuk e ka zhvilluar analizën e ndeshjes me Shkumbinin, e cila ashtu siç ka pasur të mirat, ka pasur dhe të këqijat e saj.
Gjithsesi ajo që e bën më pozitive atmosferën e përgatitjes për ndeshjen e së shtunës së ardhshme në Ballsh është fakti që blutë do të jenë më të plotë, sepse do të kthehen dhe Ferraj e Duqi.