AlbanianSport.com 16.10.2014 12:55
Ashtu siç dhe ishte premtuar dhe më parë, Dinamo nuk ka bërë një ndeshje miqësore të mirëfilltë në kohën kur kampionati është pushim për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares, me Francën dhe Italinë.
Për shkak të dëmtimeve të Rexhepit, Muçës, Capës, por dhe mungesës së Ferrajt për arsye personale, atëherë Mehmeti ka vendosur që të bëjë një test kontrolli brenda familjes.
Ka një rikthim të Duqit në normalitet, i cili në dy ndeshjet e fundit ka munguar. Kështu ndaj Tomorit, të cilën dinamovitët e barazuan 0-0 në fushë të huaj, ai ka munguar për shkak të tre kartonëve të verdhë.
Kurse ndaj Shkumbinit, atëherë kur blutë fituan 3-1, mbrojtësi i majtë Duqi nuk ishte për shkak të dëmtimit. Dhe aktivizimi i djeshëm në testin brenda familjes ka qenë më shumë se sa garanci që ai do të jetë dhe në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Bylisit në Ballsh.