Gjergj Vyshka 30.12.2014 11:35
Bekim Kuli, mesfushori me tipare sulmuese i Besës, është në tratativa me Dinamon. I njohur nga blutë, sepse me ta ka dalë dy herë “kampion” në sezonin 2007-2008 dhe 2009-2010, Kuli është një opsion i mirë për të forcuar fazën sulmuese të Dinamos. Sidomos me shërbimet e tij pas dy sulmuesve.
Madje Kuli, edhe kur ka biseduar më parë me administratorin e bluve, Ismet Saliaj, ka deklaruar se bashkë me të janë të gatshëm të vijnë si pjesë e Dinamos dhe Ilirjan Çaushaj dhe Gentian Manuka. Pa thënë që ai ka qenë i gatshëm dhe gjetjen e dy qendëmbrojtësve kosovarë.
Por dhe pse mesfushori ka qenë dje në Tiranë, biseda mes administratorit të bluve, Ismet Saliaj, dhe mesfushorit Bekim Kuli nuk është realizuar. “Me Kulin e kemi lënë të flasim në janar, por do të shohim e do të bëjmë”, ka përfunduar administratori i bluve, Ismet Saliaj.