Dinamo / Bazjon Tragaj, mes ofertave: Blutë, preferenca e parë

Share Button

Bazjo-Tragaj-Sulejmani

Gjergj Vyshka 26.12.2014 13:25

Mbrojtësi i djathtë, jo shumë i preferuar nga trajneri Mehmeti, bën analizën e skuadrës: “Do të ulem të bisedoj me drejtuesit e skuadrës për të riparë dhe pozicionin tim në ekip”. Bazjon Tragaj, mbrojtësi i djathtë i Dinamos, është mes ofertave. Dhe në kushtet kur nuk ka qenë shumë i preferuar nga trajneri Dritan Mehmeti, madje dhe atëherë kur ka pasur boshllëqe në mbrojtje për shkak të mungesave me kartonë, apo dhe dëmtimeve, atëherë Tragaj e ka menduar dhe largimin.

Por më parë, ashtu siç dhe ka premtuar në intervistën e tij për “Gazeta e Sportit”, ai do të ulet me drejtuesit për të folur për të ardhmen e tij. E gjykon një periudhë të mirë këtë që po kalon me Dinamon, ndonëse pranon që për gabimet e veta humbjet në Ballsh dhe në Pogradec, pa thënë barazimet shtëpiake me Naftëtarin, apo dhe Butrintin, e kanë kushtëzuar këtë ekip që sot, pas dymbëdhjetë javësh kampionat, të ketë 20 pikë dhe të jetë në vendin e dytë në renditje.

Tragaj nuk pranon që skuadra të ketë bërë gjë keq, me përjashtim të faktit që mungesa e kushteve stërvitore e ka bërë këtë ekip që të mos përgatitet normalisht. Megjithatë Tragaj mendon se kjo skuadër është e denjë për në Superiore, ndërsa një sulmues race nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër do të ishte ideale për skuadrën. Ja dhe intervista e tij për “Gazeta e Sportit”.

 

– Si duhet konsideruar kjo pjesë e parë e sezonit për Dinamon?

– Me pak kujdes mund të ishim akoma dhe më mirë se sa vendi i dytë që kemi aktualisht. Të paktën ky është mendimi im, sepse kemi bërë ndeshje të mira, por që nuk kemi marrë atë që na duhej.

 

– Çfarë keni bërë mirë dhe çfarë keni bërë keq si skuadër?

– Keq nuk besoj se ka bërë gjë skuadra. Po të ishin kushtet më të mira, qofshin dhe ato stërvitore, të jeni të bindur që ekipi do të kishte bërë gjëra shumë herë më të mira se tani e do të ishte me plot gojë kryesuese. Ky ka qenë një problem më vete, pra mungesa e kushteve. Mirë ka bërë çdo gjë, sidomos në ndeshjet jashtë Tiranës, atje ku dhe kemi marrë pikë decizive.

 

– …mirëpo keni humbur dy ndeshjet në transfertë e keni barazuar të tjera në Tiranë, të cilat po t’i mbledhësh të gjitha bashkë do ta bënin skuadrën kryesuese të Jugut?

– Kjo është e vërtetë. Por duhet të dini që me pak kujdes, qoftë në Ballsh, apo dhe në Pogradec, pa thënë në ato ndeshje të cilat i kemi barazuar në fushën tonë, unë kam bindjen se ato ndeshje do të ishin tonat. Kuptojeni drejt, ato ndeshje janë humbur për gabimet tona dhe jo për meritë të kundërshtarit, i cili nuk ka pasur aftësinë e duhur për të na e marrë lojën.

 

– A është kjo Dinamo e aftë për të qenë në Kategorinë Superiore?

– Po, me bindjen e them që sivjet i kemi të gjitha shanset për të qenë në elitën e futbollit dhe për të mos vuajtur më në kategoritë inferiore.

 

– A ka nevojë kjo skuadër për përforcime?

– Mendoj se një sulmues race do të ishte ideale për skuadrën dhe do ta bënte më të fortë atë.

 

– Le të dalim pak në anën personale, cila do të jetë vazhdimësia juaj tek Dinamo në kushtet kur nuk jeni shumë i preferuar nga trajneri Mehmeti për të qenë pjesë e formacionit titullar?

– Do ta mendoj këtë situatë dhe do të ulem me drejtuesit për të folur dhe për ta zgjidhur këtë problem…

 

– … që do të thotë ?

– Do të flas me ata dhe më pas do të vendos nëse do të qëndroj tek Dinamo, apo do të lëviz.

 

– A mund të flitet për oferta jashtë Dinamos edhe duke qenë se jemi në kohën e lëvizjeve të futbollistëve në tregun dimëror?

– Sigurisht që ka dhe oferta, por Dinamo ngelet e para, pavarësisht atyre që më kanë kërkuar dhe që unë i falënderoj, sepse janë interesuar për mua.

 

– Ka ndonjë emër konkret?

– Është herët dhe nuk dua të nxitohem të them tani që më kërkon kjo skuadër, apo tjetër ekip. Gjithnjë pa zgjidhur problemet me Dinamon, nuk flas për një largim të mundshëm nga ekipi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh