Dinamo / Barushi: Stafi i ri teknik përcjell optimizëm, jemi aktiv në merkato

Share Button

AlbanianSport.com 12/01/2021 22:00

ASNN – Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, mendon se ardhja e Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit tek blutë e kryeqytetit shqiptar ka shërbyer si një shtysë e madhe për skuadrën në përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, teksa më parë nën drejtimin e italianit tjetër, Fabricio Kamarata, e mbylli 2021-shin në krye të renditjes së grupit A të Kategorisë së Parë.

“Në sensin e organizimit të skuadrës nuk është se ka ndryshuar shumë, por, në aspektin teknik, besoj se, duke qenë edhe emra të konfirmuar, trajnerët e rinj i kanë dhënë një motiv më shumë grupit dhe unë mendoj se grupi po përpiqet të japë më shumë se 100 % e vet”, – thotë administratori dinamovit, duke folur posaçërisht për AlbanianSport.com.

Po si ka reaguar skuadra dhe çfarë ndjesie i ka përcjellë ajo administratorit? “Sigurisht, flasim për emra të mëdhenj të futbollit botëror dhe ndikimi është shumë i madh, – pohon ai. – Mendoj dhe besoj që grupi po merr më të mirën e mundshme nga vetja, sepse çdo trajner, nga aspekti teknik, sjell me vete diçka të re në mjedisin e skuadrës sonë.”

Barushi ka rrëfyer se, në pritje të nisjes së pjesës së mbetur të sezonit, Dinamo po zhvillon një minifazë përgatitore, sepse koha në dispozicion nuk është edhe aq e mjaftueshme. “Presim që kampionati të nisë shpejt dhe shikoj që skuadra po jep maksimumin e saj”, – thotë ai. Administratori i dinamovitëve ka prekur edhe çështjen e merkatos së dimrit.

“Ne e kemi theksuar se grupi është i kompletuar, por mendoj se ka vend për përmirësime, – thotë ai. – Kemi marrë një lojtar (Dejvi Bilalin), një mesfushor, sepse mendonim që kishim një boshllëk në atë sektor. Po përpiqemi të afrojmë ede dy lojtarë të tjerë, të cilët nuk dua t’i bëj të ditur, sepse njëri prej tyre është një emër i konfirmuar edhe në Superiore… Por, do të presim dhe të shohim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh