Gjergj Vyshka 04.03.2015 11:05
Dinamo nuk do të ketë të gatshëm në përballjen me Butrintin, Tafajin, Turdiun dhe Thanën. Por nuk do të jetë as Xhafaj, i cili dhe për shkak të një dëmtimi në gju duket se nuk do të jetë i gatshëm për të kontribuar në fushën e lojës për blutë.
Megjithëse për këtë të fundit, Saliaj shpreson që ai të japi kontributin e tij në stafin drejtues. Ndërkohë në formacion janë rikthyer tashmë si titullar Rexhepi e Tragaj dhe vendosja taktike e Dinamos në Sarandë duket se do të jetë 4-1-4-1.
Më saktë: Kotorri – Rexhepi, Shkalla, Muça, Shazivari – Allmuça – Tragaj, Ferraj, Arifaj, Imami – Capa. Dinamovitët dje pasdite kanë marrë rrugën drejt Sarandës, atje ku kanë kaluar mbrëmjen, ndërsa janë të gatshëm për të bërë më të mirën e mundshme përballë Butrintit vendës.