Gjergj Vyshka 01.02.2015 10:25
Dinamo ka shënuar 4 gola ndaj Korabit në miqësoren e luajtur dje në ish-kompleksin blu, ndërsa skuadra e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti i ka bërë një mbyllje pozitive miqësoreve të periudhës përgatitore dimërore. Mirëpo në kushtet ku është zhvilluar kjo miqësore, në një terren të vështirë dhe nën reshjet e shiut të vazhdueshëm, pa gjyqtar, atëherë gjithçka duket se ka qenë e kotë.
Sepse në një farë mënyrë as Dinamos, e cila është në prag të startit të kampionatit, por as Korabit, që vazhdon periudhën përgatitore dimërore, ndërsa faza e dytë e Kategorisë së Dytë nis më 22 shkurt, kjo ndeshje e djeshme nuk i ka hyrë në punë. Për gjyqtar është përdorur një nga ndihmëstrajnerët e bluve, Olsi Uku. Dinamo ka shënuar që në fillim, teksa Imami, edhe me ndihmën e mbrojtësit Doçi, e dërgon topin me kokë në të majtë të Livanit.
Pas tre minutash me një kthesë të bukur do të shënonte Turdiu. Dhe për ta mbyllur pjesën e parë në shifrat 3-0 ka ardhur Imami në minutën e 29-të. Kurse fitoren do ta vuloste Arifaj në pjesën e dytë. Zëvendësimet e shumta, por dhe terreni i lagësht ka ndikuar në cilësinë e lojës dhe në përfundim Dinamo ka fituar 4-0. Por, në kushtet e një terreni të vështirë dhe pa gjyqtarë ndeshja me dibranët është dukur e kotë.
Dinamo – Korabi 4-0
Shënues: Imami 10’, 29’, Turdiu 13’, Arifaj 60’
Dinamo: Kotorri, Rexhepi, Muça, Shkalla, Shazivari, Capa, Allmuça, Arifaj, Imami, Turdiu, Xhafaj. Trajner: D. Mehmeti. U aktivizuan: Lamellari, Tragaj, Ferraj, Rezi, Tako, Mezini, Milushi, Sorra.
Korabi: Livani, Bardhi, Shkalla, I.Doçi, Lleshi, Lamaj, Brahasani, Karaj, Kacnia, Xhafa, Merdini. Trajner: E. Laçi. U aktivizuan: Torba, Sela, Toska, Gjonpalaj, Ibra, Jashari, Lleshi, Shehu.