AlbanianSport.com 07/01/2019 19:45
ASNN – Diego Armando Maradona ka dashur të qetësojë të gjithë ata që ishin të shqetësuar pas shtrimit të tij në spital. Shkaku ishte një hemorragji gastrite. “Dua t’ju falënderoj për mesazhet tuaja, – ka shkruar legjendari i futbollit argjentinas dhe botëror, në një postim në rrjetin social “Facebook”. – Më vjen keq që jeni shqetësuar pas asnjë motiv.
“Dua t’ju them që nuk ka ndodhur asgjë dhe unë jam mirë, – ka vijuar ai. – Sot po kujdesem për nipërit e mi, Benja dhe Dieguito Matia, dhe tim bir, Diego Fernando. Ju dërgoj një puthje për të gjithë.” Lajmi për shtrimin në spital të Maradonës në Buenos Aires kishte shqetësuar edhe dhjetëra tifozë të Napolit, të cilët shkruan rreshta të tërë mesazhesh në rrjetet sociale duke inkurajuar ish-idhullin e tyre.
Ka qenë Stefano Ceci, miku dhe menaxheri i Maradonës, i cili ka treguar për shëndetin e ish-yllit argjentinas. “Diego shkakton gjithnjë alarm, por pastaj menjëherë qetësohet. Ka një javë që po bën kontrolle për një bypass në stomak. Ditët në vijim, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar”. Maradona është kthyer në shtëpinë e tij, duke pritur ditën e operimit.
“Duhej të ishte prej disa ditësh në Meksikë, – ka sqaruar Ceci, por nisja e tij është shtyrë. Të hënën ose të martën do të operohet”.