AlbanianSport.com 17.04.2016 11:35
ASNN – Dhuna vazhdon të mbetet shqetësuese në futbollin serb dhe skena që të kujtojnë 14 tetori e 2014-ës, në takimin midis Serbisë dhe Shqipërisë, janë rishfaqur sërish, por këtë radhë në stadiumin tjetër të Beogradit.
Fotot dramatike që janë sjell nga agjencia britanike e lajmeve “Rojters” janë bërë gjatë derbin të kryeqytetit, ndërmjet Cërvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit. Në këtë derbi të Beogradit, të njohur për huliganizëm, të zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitiç, të Cërvena Zvezdës, kryesueses aktuale të renditjes, ka ndodhur një përleshje masive midis tifozëve të të dyja palëve, por edhe policisë. Në takimin që përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ishte ndërhyrja e policisë ajo që vuri nën kontroll tifozët e këtyre dy skuadrave, të cilët e sulmuan njëri-tjetrin me karrige, mjete të forta dhe mjete djegëse. Fotot që ka përcjellë “Rojters”-i nuk kanë nevojë për koment.