Dështon eksperimenti “De Biazi”, Bosnjë-Hercegovina mund Shqipërinë 2-1

Share Button

AlbanianSport.com 28.03.2017 19:55

ASNN – Shqipëria është mundur të martën në mbrëmje nga Bosnjë-Hercegovina me rezultatin 1-2, në atë që ishte miqësorja e 3-të midis dy vendeve ballkanike dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Dy golat e boshnjakëve që në pjesën e parë, e kanë të pavlefshëm golin e vetëm të kuqezinjve, me autor Balajn.

Ka rezultuar një eksperiment i pasuksesshëm ai i trajnerit Xhovani De Biazi në ndeshjen e së martës me Bosnjë-Hercegovinën, pasi një Shqipëri me një numër emrash të rinj, apo të aktivizuar pak në ndeshjet e fundit, është mundur me rezultatin 1-2 nga rivalja ballkanike.

11-shja me të cilën e nisi ndeshjen italiani me pasaportë shqiptare, e përbërë nga Strakosha në portë, Hysaj, Veseli, Hysaj, Veseli, Kukeli, Alla dhe Aliji në mbrojtje, Hyka, Memushaj, Basha dhe Llullaku në mesfushë dhe Balaj i vetëm në sulm, ka pësuar dy gola në pjesën e parë, duke bërë në tërësi një paraqitje me shumë dritëhije dhe gabime.

Që në minutën e 7-të, duke përfituar nga një ndërhyrje e panevojshme e mbrojtjes kuqezi, boshnjakët fitojnë një 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga sulmuesi i Romës, Edin Xheko. Miqtë do të vijojnë ta dominojnë lojën dhe të gjejnë edhe një gol tjetër në pjesën e parë, në minutën e 43-të, kur Senad Luliç përfiton nga mefshtësia e qendërmbrojtësve të Shqipërisë dhe përshëndet rrjetën.

Në pjesën e dytë, De Biazi do të kthejë në fushë disa prej titullarëve të konfirmuar si Ajeti, Roshi e Cikalleshi dhe loja e kuqezinjve ndryshon dhe Balaj do të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 69-të. Kombëtarja kuqezi do të jetë më agresive në minutat e mbetur, duke qenë madje edhe pranë barazimit, por në fund Bosnjë-Hercegovina triumfon 2-1, duke marrë fitoren e dytë në 5 sfidat me Shqipërinë, ku ka pësuar vetëm një humbje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh