Derbi me tifozë? Rroftë Duka, poshtë Duka!

Share Button

Dezim-Sinemati

Nga Gëzim Sinemati* 09.12.2014 09:05

Ju kujtohet David Koperfildi, jo personazhi i librit, por iluzionisti i famshëm, i cili arriti të zhdukte edhe vagonin e trenit në një nga numrat e tij? Koperfildi i futbollit tonë, presidenti Duka, ka realizuar këto ditë një numër edhe më të bujshëm, kur, brenda natës, gjeti formulën për t’i kthyer derbit popullin bardheblu. Një magji, që vazhdon vetëm një ndeshje, aq sa mund të gënjejë një derbi me bëmat e tij dhe më pas… tifozët bardheblu do të veshin rrobat me vija të të “burgosurit” deri në muajin prill.
Edhe fjalët e trajnerit Duro e ndezin paralojën kur pickon me thumbin ironik se “Është gjë e bukur që do të rikthehen tifozët e Tiranës në derbi, por kur Tirana të luajë me Skënderbeun… do të ndihet përsëri e vetmuar”. Me këtë që ndodhi, thonë se edhe zyrtarëve të komisioneve të FSHF-së u ka rënë maska dhe vlera, sa autogoli i fundit i ka bërë të përçahen. Njëra palë, e cila është mësuar me fjalën magjike të shefit, thërret “rroftë Duka”, kurse tjetra, që ndihet e fyer me prepotencën e tij, thërret “poshtë Duka”.
Kuptohet, me zë të ulët, sepse cili do të guxonte të kapërcente ylberin e zyrave? Futbolli ynë është lojë iluzionesh, ndaj edhe besojmë te magjitë që ndodhin nga java në javë. Në Asamble të gjithë e ngjyrosim me zell fushën e hipokrizisë me kartonët jeshilë, tani pse habitemi kur pragmatizohet thënia e vjetër se, kur topi është i imi edhe rregullat i bëj veçse unë.
Ata që kuptojnë sadopak nga loja e padukshme, nga ajo që në mënyrë figurative çmohet si loja pa top e shefave, kanë shansin të deshifrojnë idenë se UEFA i ka mësuar federatat ta fryjnë dhe ta shfryjnë topin sipas interesit. Ndaj, në Europë, në emër të 3-pikëshit, po luajmë akoma rolin e viktimës, sapo kthehemi në oborrin tonë, viktima vesh rrobat e xhelatit.

 

* Botohet me lejen e autorit dhe duke respektuar ekskluzivitetin kohor të së përditshmes më të madhe sportive në Shqipëri, “Panorama Sport”.

http://www.panorama-sport.com/opinion/derbi-me-tifoze-rrofte-duka-poshte-duka/#ixzz3LOTFKelt

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh