Delvina, në Tepelenë si Gjermania e 1996-s, në fushë me… 3 “Nojerë”

Share Button

Delvian-Nojer

AlbanianSport.com 08.12.2014 23:35

ASNN – Në fakt, ka ndodhur edhe përpara finales së famshme të Evropianit të 1996-s, ku dëmtimet e reduktuan Gjermaninë finaliste në më pak se 14 lojtarë, në prag të përballjes me Republikën Çeke. Mediat raportuar se ishte përgatitur një bluzë lojtari edhe për portierin (atëherë) rezervë Oliver Kahn, i cili do të futej në fushë nëse gjendja e personelit do të përkeqësohej.

Sidoqoftë, Gjermania nuk pati nevojë ta aktivizonte Kahnin si lojtar (sipas gjasave në detyra mbrojtëse), pasi një tjetër rezervë, i quajtur Oliver Bierhof, e zgjidhi finalen në favor të skuadrës së tij. Në fakt, ajo që ka ndodhur dje në Tepelenë, në takimin e vlefshëm për javën e 9-të të grupit B të Kategorisë së Dytë, ka qenë akoma më interesante sesa kjo histori e Gjermanisë së 1996-s.

Kjo sepse skuadra udhëtuese, Delvina, ka aktivizuar jo një, por plot 3 portierë(!?) Tepelena ka fituar lehtësisht, me shifrat 3-1, por, sfida e djeshme me ndaj Delvinës është shndërruar në një parodi humoristike. Kjo për arsye se miqtë nuk kishin mjaftueshëm lojtarë, pasi disa janë të dënuar dhe disa të skualifikuar për shkak kartonësh, në fushë për Delvinën kanë qenë tre… portierë.

Gardiani titullar i portës ishte Çallari, në një kohë që Kicikori dhe Ceka që janë portierë, dje kanë hyrë në fushë në pjesën e dytë si lojtarë. Ceka ka hyrë në fushë që në fillimin e pjesës së dytë, duke zëvendësuar Çiçën, ndërsa Kicikori është aktivizuar në 15 minutat e fundit në mbrojtje, në vend të Jankut. Dhe, në fakt, kjo situatë ka shkaktuar jo pak humor dhe ilaritet.

Vendësit e Tepelenës kanë shënuar dy gola në 18 minuta, në një kohë që kanë realizuar edhe në pjesën e dytë. Duket se shembulli i Manuel Nojerit, i cili funksion shpesh si mbrojtës më tepër sesa një portier, po ndiqet edhe në futbollin shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh