AlbanianSport.com 29.07.2015 12:05
ASNN – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, edhe një herë tjetër mban qëndrim të kundërt me SHBA-në dhe Bashkimin Europian e këtë herë edhe në fushën e sportit. Ai ka folur fjalë të mira për kreun aktual të FIFA-s, Sep Blater, duke shtuar se zvicerani meriton çmimin “Nobel”.
Putini u bën kështu sfidë autoriteteve amerikane dhe evropiane të drejtësisë, të cilat po hetojnë rreth skandalit financiar të FIFA-s dhe kreut të saj. Ka akuza pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe marrje ryshfeti në vlera marramendëse për votën në FIFA, por Putin as nuk do t’ia dijë për këto.
Një nga arsyet për të cilat akuzohet Blater në FIFA është se ka ndihmuar në dhënien e të drejtës Rusisë të organizojë Botërorin e vitit 2018, edhe pse thuhet e meritonte Britania e Madhe.