“Deja vu” në “Klasiken” e Libertadoresit, shtyhet edhe finalja e dytë

Share Button

AlbanianSport.com 24/11/2018 22:40

ASNN – Breshëri gurësh dhe gaz lotsjellës mbi lojtarët e Boka Zhunjorsit, shtyhet 23 orë “Klasikja” e Kupës “Libertadores”. Sot në mbrëmje duhej të ishte luajtur finalja e dytë e Kupës “Libertadores ndërmjet dy “armiqve të egër” të futbollit argjentinas, River Plejtit dhe Boka Zhunjorsit. Por ashtu si në finale e parë që ndeshja u shty me 24 orë, edhe këtë herë ndodhi që të shtyhet ndeshja për ditën e diel, për në orën 21:00.

Nëse në ndeshjen e parë shkak u bënë reshjet e dendura të shiut, këtë herë shkak për shtyrjen e takimit u bënë breshëria e gurëve që hodhën tifozët e River Plejtit kundër autobusit të lojtarëve të Boka Zhunjorsit, ku u thyen xhamat, ndërsa gazi lotsjellës depërtoi në brendësi dhe solli dëmtime të lojtarëve në frymëmarrje. FIFA dha urdhër që të luhej ndeshja.

Por Konfederata e Amerikës së Jugut (CONMEBOL), pasi pa nga afër gjendjen e futbollistëve, u detyrua të shtyjë ndeshjen me 23 orë, pra për të dielën në mbrëmje në orën 21:00 me orën e Shqipërisë. Sipas mediave më të mëdha botërore, gjithçka ndodhi kur skuadra e Boka Zhunjors po shkonte drejt stadiumit “Monumental” për finalen e kthimit të Kupës “Libertadores”.

Atëherë kur u sulmua në mënyrë të papritur e të egër autobusi i skuadrës së Bokës. Policia ndërhyri energjikisht dhe shpejt duke shpërndarë tifozët e dhunshëm, por gazi depërtoi në brendi të autobusit, duke lënë me pasoja 7 futbollistë të Bokës, midis të cilëve Karlos Tevez u shfaq më rëndë nga të tjerët. Ky ishte shkaku që organizatorët e shtynë ndeshjen fillimisht me 60 minuta.

Por më pas Boka dhe skuadra tjetër e River Plejtit kërkuan të shtyhej ndeshja. Vetë Tevez doli me një deklaratë të shkurtër kur tha se ai dhe dy lojtarë të tjerë nuk bëheshin për të luajtur, duke shtuar se po ushtrohej presion që ata të luanin medoemos. Duke parë situatën, CONMEBOL-i vendosi ta shtyjë ndeshjen për ditën e nesërme në orën 21:00. Në rrethanat e krijuara, ky vendim ishte më i arsyetuari dhe i duhuri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh