De Biazi për Tifozët Kuq e Zi: Ndjehem “dhëndërr” Shqipërie, dua pasaportën!

Share Button

De-Biazi-pasaporta

AlbanianSport.com 19.01.2015 15:15

ASNN – Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhovani De Biazi ka dhënë një intervistë për të gjithëtifozat e Kombëtares kuqezi, duke folur për faqen zyrtare të tyre. Trajneri italian ka rrëfyer momentet e para si kreu i pankinës së Kombëtares kuqezi.

Ai deklaroi se nuk është penduar aspak për vendimin që ka marrë duke drejtuar këtë përfaqësuese por tregon se ndjehet i lumtur kur sheh që këta futbollistë japin maksimumin për fanellën e vendit të tyre.

Në fund, De Biazi shpreh edhe një dëshirë duke deklaruar se dëshiron nga Kryeministri i vendit, t’i japë atij një pasaportë Shqiptare pasi sipas tij, 3 vjet në Shqipëri e kanë bërë atë të ndjehet si një “dhëndërr” në vendin tonë.

 

– A është dashur shumë kohë për t’u bindur që të pranonin ofertën për drejtimin e Shqipërisë?

– Le të themi që ishte një eksperiencë që doja te bëja ajo e trajnierit të një Kombëtareje, dhe mundësia e Federatës, më zuri pak në befasi. Në fillim isha pak i pasigurt se ç’duhej të bëja, por pastaj u hodha në këtë “aventurë” të re me një entuziazëm të madh.

 

– Ka pasur momente që jeni penduar për këtë zgjedhje, dhe cili ishte momenti që iu bëri krenar për këtë zgjedhje?

– Deri më sot nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time, edhe pse në verën e 2013 kam patur një ofertë nga një klub i madh evropian… Po luftonim për botërorin e Brazilit dhe kisha marr përsipër një detyrë që doja ta dërgoja në përfundimin e saj natyral. Krenar ndihem kur “djemtë” japin gjithçka që kanë në fushë, pa u kursyer, e duke kushtuar lidhjet e tyre dhe tifozëve tanë. Më duhet të them që në periudhën e fundit kemi dhënë kënaqësi të mëdha me fitoren në Portugali dhe barazimet me Danimarkën e Francën, por edhe me Italinë kemi bërë një figurë mjaft të mirë si në fushë ashtu edhe në tribuna.

 

– Tifozët shqiptarë ishin më të shumtë në numër në ndeshjen kundër bashkëatdhetarëve të tu në Xhenova, u ndjetë xheloz ?

– Në Xhenova kemi treguar se për çfarë jemi te afte me një tifozeri fantastike, dhe ajo çfarë më ka gëzuar më shumë është këndimi i te dy himneve nga tifozeria jonë. Kemi luajtur në shtëpi. Shumë bukur.

 

– A e ëndërroni Shqipërinë në Botëror dhe një stadium i mbushur me tifozë shqiptarë?

– Besoj se në rast se arrijmë të kualifikohemi për Kampionatin Evropian, Shqipëria do ishte kombëtarja me më shumë tifozë në Francë.

 

– Sa ndërhyjnë shqiptarët në punën tuaj?

– Le të themi që në punën time nuk kam ndërhyrje, e mund të zgjedh lirshëm si mund tp bëj për të zgjedhur lojtarët që mund të jenë të vlefshëm për projektin tonë.

 

– A dini ndonjë thirrje të tifozave kuq e zi që e bëjnë në stadium?

– Po, tashmë besoj se kuptoj, mbase jo fjalë për fjalë, por sensin e sloganeve që ju këndoni në stadiume. “O sa mirë me qenë shqiptar!” pastaj, “Shqipëri Etnike!” E ajo që mbase më pëlqen më shumë është: “Xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipëria”.

 

– Cila ka qenë ndeshja para të cilës nuk keni mundur te flini gjumë i qetë?

– Fle gjithmonë pak në ditë të qeta, para çdo lloj ndeshjeje fle pak e ri e mendoj gjithçka që kemi studiuar gjithashtu mendoj për atë që duhet të bëjmë të nesërmen.

 

– Kush është urimi me i mirë që keni marrë pas një ndeshje?

– Për mua gjëja më e bukur është të shoh skuadrën që shkon tek këndi i tifozerisë sonë, sepse e di sa shumë për zemër e kanë të dy palët realizimin e një ëndrre.

 

– Mesazhi yt për lojtarët dhe tifozët në prag të ndeshjeve eliminatore?

– Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, të fluturosh me fantazinë mund të jetë e rrezikshme. Por nëse të gjithë bashkë (lojtarë e tifozë) do jemi të përqendruar e do duam me të gjithë forcat tona një rezultat pozitiv, në fund mund ta arrijmë. E mund të jetë fitorja e forcës së vullnetit.

 

– Për fund, mund të na e zbuloni ndonjë dëshirë tuajën…?

– Ah… e di çfarë do më pëlqente? Që miku im Kryeministër të më jepte nënshtesinë shqiptare”. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një “shqiptare”… Kombëtaren kuqezi, prej 3 vitesh e ca.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh