De Biazi, “mysafir” te Partizani: Kampionati shqiptar, në fokusin tim

Share Button

topat-fusha-Partizani

AlbanianSport.com 21.01.2015 23:35

ASNN – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, ka qenë sot i pranishëm në seancën stërvitore të skuadrës së Partizanit, ku ka ndjekur nga afër mënyrën e përgatitjes së të kuqve kryeqytetas. Sipas italianit, kjo vizitë është në vazhdën e punës së tij për të njohur nga afër mënyrën e stërvitjes së skuadrave shqiptare, si dhe vëzhgimi i disa prej lojtarëve kandidatë për fanellë kuqezi.

Në atë që ai e quajti një vizitë në vazhdën e punës së tij për të njohur nga afër mënyrën e stërvitjes së skuadrave shqiptare, si dhe vëzhgimi i disa prej lojtarëve kandidatë për fanellë kuqezi, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, ka qenë sot mysafir në mjediset ku Partizani zhvillon stërvitjen në periferi të kryeqytetit. Në prag të ndeshjes me Armeninë, De Biazi ka zgjedhur vëzhgojë 3 lojtarët e të kuqve kryeqytetas, portierin Alban Hoxha, mbrojtësin Almir Rrahmani dhe mesfushorin Emiljano Vila.

“Takimin me Armeninë e vlerësoj si ndeshjen e ndeshjeve, – ka deklaruar italiani i pankinës kuqezi. – Po i ndjekim lojtarët dhe natyrisht do të afrohen ata që janë më në formë. Unë them se kam afruar më shumë lojtarë të kampionatit shqiptar se çdo trajner tjetër. Në varësi të formës së tyre janë gjithmonë 5 ose 6 lojtarë të kampionatit shqiptar të grumbulluar.”

Duke kujtuar se takimi me Armeninë më 29 mars në “Elbasan Arena” do të jetë tepër i vështirë, De Biazi shpreson se lojtarët që kanë ndryshuar ekip të jenë në formë. Kombëtarja ka 4 pikë pas 3 ndeshjeve eliminatore të Euro 2016-tës. Vendimi i UEFA-s për ndeshjen me Serbinë e ka ndëshkuar përfaqësuesen, por një fitore me Ameninë do të shtonte më shumë shpresat për pjesëmarrje në finalet e Evropianit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh