De Biazi: Kuqezi, ata që luajnë me zemër, jo ata që paguajnë më shumë (Video)

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2015-logo-prapa

AlbanianSport.com 09.11.2015 13:25

ASNN – “Në Kombëtare do të vijnë ata që luajnë me shpirt dhe me zemër në fushën e lojës dhe jo ata që paguajnë më shumë”. Kështu është shprehur trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi në konferencën për shtyp, dhënë në prag të dy miqësoreve me Kosovën dhe Gjeorgjinë. Ndërsa risitë e listës së futbollistëve të grumbulluar janë Frederik Veseli dhe Rei Manaj.

Në prag të dy sfidave miqësore, me Kosovën dhe Gjeorgjinë, trajneri i Kombëtares kuqezi ka shprehur edhe njëherë qartë mendimin e tij se në skuadrën që ai drejton do të vijnë ata lojtarë që e çuan Shqipërinë në finalet e Francës. “Në Kombëtare do të vijnë ata futbollistë që luajnë me shpirt dhe zemër në fushën e lojës, ata që fluturojnë nga gëzimi për ftesën që u bëhet për t’u veshur kuqezi dhe jo ata që paguajnë më shumë”, – ka thënë.

“Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur kurrë sa të jem unë në drejtimin e kombëtares shqiptare, – ka vijuar De Biazi. – Frederik Veseli dhe Rei Manaj janë dy lojtarë të përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve, të cilët dua t’i shikoj si luajnë dhe më pas të shikojmë se si do të shkojnë punët. Miqësorja me Kosovën do të jetë një festë për të dy ekipet ndërsa me Gjeorgjinë do të jetë një test i vërtetë.”

“Nuk mundëm të luanim me ekipe të tjera sepse të gjithë ishin të zënë dhe kishin impenjimet të përcaktuara më parë”, – ka shtuar trajneri kuqezi. Për këto dy miqësore De Biazi nuk do të ketë në dispozicion Abrashin, Kukelin dhe Mavraj të cilët janë të dëmtuar. Cana ende nuk ka marrë miratimin nga skuadra e tij, po ashtu edhe dy futbollistët, Roshi dhe Balaj që luajnë në Kroaci.

“Kam 32 lojtarë që i vëzhgoj vazhdimisht në skuadrat që luajnë, – ka theksuar italiani me pasaportë shqiptare. – Janë pikërisht ata që dhanë shpirtin në fushë për kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”. Unë jam i gatshëm të ndihmoj me njohjet e mia të gjithë ata lojtarë të cilët nuk kane ende ekip apo kanë probleme në skuadrat ku luajnë. Me ata jam në kontakt të vazhdueshëm.” Më pas në planet e De Biazit janë dy miqësoret që do të luhen në mars të 2016.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh