De Biazi: Kombëtarja, “gjenerator” interesi për futbollistët shqiptarë (I)

Share Button

Xhovani-De-Biazi-Endi-Tufa-2016

Marrë nga “Top Channel” 09.02.2016 10:25

Kualifikimi i përfaqësueses kuqezi në fazën finale të Evropianit, nuk arriti të konkretizohet me lëvizjen e lojtarëve shqiptarë në skuadra më të mëdha në merkaton e dimrit.

Madje një pjesë e tyre kanë preferuar lëvizje në skuadra më të vogla në kategori inferiore, për të fituar minutat që do t’i shërbejnë për të qenë në formën ideale për në muajin qershor.

Në një intervistë për gazetarin e “Top Channel”, Endi Tufa, trajneri i përfaqësueses, Xhovani De Biazi nuk shprehet i habitur për lëvizjet jo të bujshme dhe situatën jo të mirë edhe pse përpiqet të gjejë aspektin pozitiv të këtij problemi.

Ja dhe intervista e trajnerit të Kombëtares, të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë, dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta, nesër.

 

– Sapo mbaroi merkatoja e janarit. Si ka qenë për lojtarët tanë?

– Mendoj se merkatoja ka qenë e mirë, sepse disa lojtarë që nuk gjenin hapësirë në skuadrat e tyre, mundën të shkojnë në realitete të tjera, edhe disa prej tyre ende nuk po luajnë. Besoj se për pikëpamjen e Evropianit, është zgjidhje e mirë.

 

– Është edhe problemi i disa lojtarëve që nuk luajnë, edhe disa lojtarë të formacionit tonë. Si e shihni këtë situatë?

– Mendoj se problemi kryesor është për të parë “zviceranët”, se kush do të luajë e kush jo. Ata që kanë shkuar në skuadrat e reja, të përpiqemi të kuptojmë nëse do të gjejnë hapësirë, dhe se si. Edhe për ata që kanë ndryshuar sepse nuk kishin një skuadër. Ajeti, që po luante, dje nuk luajti sepse pati një problem të vogël të pafat. Por, mendoj se do të kthehet të luajë së shpejti, dhe me qëndrueshmëri. Gjimshiti shkoi tek Atalanta. Ai nuk ishte në formë fizikisht. Duhet të bëjë diçka të vogël për t’u kthyer në kushte të mira fizike. Besoj se dhe ai do të gjejë vend. Gashi ka shkuar në Amerikë. Shpresoj të ketë mundësi për lojë të vazhdueshme, gjë që nuk e ka pasur tek Bazeli në vitin e fundit.

 

– Për ekipin e Shqipërisë, kjo është periudha më e mirë, sepse shkuam në Evropian. Por për lojtarët nuk mund të thuhet e njëjta gjë. E vini re dhe ju këtë?

– Nuk është e lehtë. Kemi lojtarë që shumë nuk i njihnin fare. Fatmirësisht, sot, falë punës së kombëtares dhe faktit që u pa nga shumë të tjerë si një sipërmarrje e jashtëzakonshme, shumë klube të tjera janë vënë në lëvizje për të kërkuar informacion e për të kuptuar se çfarë lojtarësh ka kjo skuadër. Them se është motiv shumë i rëndësishëm ky. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne, është që vërtet nuk kemi yje në ekip, por kemi një ekip të bashkuar, që lufton për një qëllim të vetëm, të mbajnë larg ngjyrat kuqezi.

 

– Edhe ti pret diçka më shumë për vete pas kësaj, pas Evropianit për lojtarët?

– Të them të drejtën, jo. Me aq sa munda, u përpoqa të ndihmoj disa. Sidomos ata që më kërkonin informacione për lojtarët tanë, si disa kolegë italianë që më pyetën për Ajetin, Gjimshitin, edhe Bashën. Edhe pse Basha nuk kishte nevojë, sepse ka qenë në Itali dhe e njihnin mirë. Për këta tre lojtarët e tjerë, u përpoqa të them një fjalë të mirë me tanët. Por është e qartë që mbetet problemi që shqiptari është i huaj, dhe është një nga problemet kryesore. Në kampionatin italian ka probleme vendesh të lira për të huajt. Këto vende zihen nga lojtarët të nivelit më të lartë. Ky është problemi kryesor.

 

– Është folur shumë për listën e kombëtares për në Francë. Thatë që lista nuk do të ndryshojë shumë, vetëm nëse del ndonjëri të bëjë mrekulli.

– Lista për në Francë është ajo që kemi pasur dy vitet e fundit. Nuk besoj se do të ketë ndryshime të mëdha. Nëse del ndonjë lojtar që bie në sy e bën gjëra vërtet të jashtëzakonshme, do të merret parasysh me veçanti. Duhet të mos harrojmë që ekipet mbahen mbi ekuilibra që bazohen shumë në përputhshmërinë e karakterit. Nuk është se fitojnë patjetër skuadrat me lojtarët më të fortë. Skuadrat me lojtarë të fortë fitojnë vetëm nëse kanë një mendje si ekip. Nëse secili luan me mendjen e vet, nuk ndodh asgjë. Vetëm këto janë gjërat që do të më bëjnë të zgjedh diçka ndryshe, jo anët teknike. Kjo është një skuadër që ka kaluar dy vite me kualifikime të mira. Ka pasur rritje dhe meriton të shkojë në Evropian. Përsëris që kush do të shfaqë aftësi të mira, do të merret në ekip. Për mua s’është problem. Shoh që për ju është problem i madh. Rrini të qetë, sepse zgjedhjet do t’i bëj unë. Nuk duhet ta shqetësoni mendjen për asnjë gjë.

 

– Por, lojtari më i përfolur shqiptar…

– S’më pëlqen që kur nis me “por”. Megjithatë, vazhdo.

 

– Më i përfoluri është Rashica. Një talent i ri…. Do ta ketë ndonjë mundësi për të luajtur me kombëtaren?

– Dyert janë të hapura. S’është se ia mbyllim derën njeriu. Është pjesë e ekipit të shpresave. Është lojtar interesant, që këtë vit ka shënuar shtatë gola me Vitesse-n. Është një lojtar që e ndjekim me kujdes. I shohim lojtarët dhe kur nuk na i sugjeroni ju. Rrini të qetë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh