De Biazi: Gjermania, një keqkuptim, Austria, një provë e vyer për ne (II)

Share Button

Xhovani-De-Biazi-Endi-Tufa-tjeter-2016

Marrë nga “Top Channel” 10.02.2016 16:05

ASNN – Kualifikimi i përfaqësueses kuqezi në fazën finale të Evropianit, nuk arriti të konkretizohet me lëvizjen e lojtarëve shqiptarë në skuadra më të mëdha në merkaton e dimrit.

Madje një pjesë e tyre kanë preferuar lëvizje në skuadra më të vogla në kategori inferiore, për të fituar minutat që do t’i shërbejnë për të qenë në formën ideale për në muajin qershor.

Në një intervistë për gazetarin e “Top Channel”, Endi Tufa, trajneri i përfaqësueses, Xhovani De Biazi nuk shprehet i habitur për lëvizjet jo të bujshme dhe situatën jo të mirë edhe pse përpiqet të gjejë aspektin pozitiv të këtij problemi.

Ja dhe intervista e trajnerit të Kombëtares, të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë, dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa e dyta, sot.

 

…vijon nesër

 

– I keni dërguar një SMS trajnerin të Leister Sitit, Ranieri, për fitoren e madhe ndaj Mançester Sitit…

– Ishte një fitore e madhe, si e jona në Portugali. Ai po bën një kampionat të jashtëzakonshëm me një skuadër, e cila ka një buxhet mjaft të vogël. Ndoshta edhe ai nuk do ta kishte besuar se do të bënte një kampionat të tillë. Është bukur kur sheh që edhe të vegjlit mund të bëjnë gjëra të tilla të mëdha. Kjo është shumë e rëndësishme për futbollin në përgjithësi. Jo gjithmonë paratë bëjnë diferencën. Vardi para dy apo tre sezonesh luante në kategoritë inferiore, ndërsa tani. Për të gjithë ka një mundësi.

 

– Keni marrë një përgjigje nga Ranieri?

– Po, po, më falënderoi.

 

– Në këtë ndeshje luajti edhe një shqiptar, Celina.

– Po e ndoqa debutimin. Ai është një djalë i ri që luan në të djathtë. Mund të them se fakti që e aktivizojnë në një ndeshje aq të komplimentuar, na bën ta kemi më tepër në vëmendje, por gjithashtu është ende i vogël për ne.

 

– Celina ka luajtur me Kosovën në miqësore…

– Ka edhe pasaportë norvegjeze, por kjo nuk është problem pasi ka luajtur me ekipin e parë. Megjithatë është ende herët për të folur për të pasi ishin pak minuta ku u aktivizua.

 

– Kemi një ndeshje miqësore me Austrinë, tashmë e zyrtarizuar; një tjetër me Kanadanë, nuk e di në është zyrtarizuar edhe kjo. Është folur edhe për Gjermaninë…

– Ndeshje me Kanadanë është zyrtare. Për sa i përket asaj me Gjermaninë nuk ka asgjë zyrtare, ishte thjesht një keqkuptim në një intervistë që kisha për mediat italiane. Por, nëse do të luanim me Gjermaninë do të ishte një test i mirë për ne.

 

– Miqësorja me Austrinë…

– Austria është një kundërshtar shumë i fortë për ne, pasi është skuadra e 10-të në klasifikimin e FIFA-s dhe jo rastësisht. Është një skuadër që ka lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Ky do të jetë një test i rëndësishëm në prag të Evropianit, por na duhet të përballemi me ta sa më mirë, për të mos rrezikuar që të bëjmë një figurë të keqe. Mua nuk më pëlqen të futem në asnjë garë për t’u mundur, as kur luaj si fëmijët kush hedh gurin më larg, jo më në ndeshje futbolli.

 

– Po ndeshja me Kanadanë, të cilën nuk e njohim shumë?

– Kanadaja do të jetë një ndeshje miqësore. Do të gjejmë një ndeshje tjetër, më shumë angazhuese. Por kini parasysh që është kohë përgatitjesh, ndaj mund të bëjmë edhe punë të veçanta për të arritur në Evropian në gjendjen më të mirë. Kemi lojtarët që vijnë nga një kampionat i gjatë dhe i lodhshëm. Dikush ka luajtur më pak, siç thatë dhe ju. Aq më mirë, se mund të jetë më i freskët për Evropianin. Edhe kjo do të jetë një arsye më shumë për të bërë vlerësimet para zgjedhjeve përfundimtare.

 

– E paska dhe një anë të mirë kur nuk luan.

– Në ç’kuptim që nuk luan më?!

 

– Lojtarët që kanë pak minuta. Janë të freskët.

– Po, mund të jetë përparësi. Jo vetëm disavantazh. Nëse është dikush ka ritmin e kampionatit, që ka luajtur pa ndërprerje, do të bëjmë kujdes që të gjejmë intervalin midis fundit të kampionatit dhe fillimit të Evropianit, që të rimarrë fuqi e të japë maksimumin.

 

– Është ndonjëri që të shqetëson më shumë?

– Jo, asnjëri. Mendoj se kemi shumë mundësi zgjedhjeje. I vetmi problem është një lojtar që ka qenë nën vëzhgim kohët e fundit, Veseli, pasi ka pasur një problem të vogël. Shpresojmë ta marrë veten që të shohim nëse mund të luajë me ne në mars e pastaj në qershor.

 

– Në sulm kanë nënshkruar të gjithë. Cikalleshi…

– Është shenjë e mirë. Cikalleshi bëri golin e dytë, shumë të bukur. Edhe të parin, me atë gjysmë roveshate. Por më pëlqeu se si u zhvillua aksioni. Armando Sadiku u ndihmua nga një mbrojtje shumë e çorganizuar, por duhet të dalësh para portierit dhe të shënosh. I urova që të dy dhe u dhashë mesazhe. Po e shikojmë me shumë vëmendje. Kampionati zviceran sapo ka nisur, sigurisht. Bëri ndeshjen e parë pas pushimeve të dimrit. Urojmë që të jenë përgatitur mirë, për t’i pasur të freskët kur të jetë ndeshja në Francë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh