De Biazi: Francën e kemi mundur, Rumania, në rritje, Zvicra, e fortë

Share Button

Xhovani-De-Biazi-ABK

AlbanianSport.com 07.01.2016 07:55

ASNN – Xhovani De Biazi ka dhënë një intervistë për “Mesaxhero Veneto” duke bërë një analizë të vitit 2015 përsa i përket kombëtares shqiptare. Trajneri italian ka folur edhe për nisjen e punimeve në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet. Gazeta italiane në fjalë i ka kushtuar një hapësirë të veçantë trajnerit të kombëtares shqiptare Xhovani de Biazi.

Në një intervistë, dhënë për median italiane, ai ka folur fillimisht për kombëtaren shqiptare gjatë vitit 2015 dhe kualifikimin e arritur për në “Euro 2016”. “Në finalet e Euro 2016 shorti na ka caktuar me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë, – ka deklaruar ai. -Francën e kemi mundur, Rumania është në rritje dhe Zvicra është fortë. Duam të bëjmë figurë të bukur atje.”

“Do të jetë e vështirë, por do ta shesim shtrenjtë lëkurën, – ka thënë trajneri italian. – Këtë bindje e bazoj tek fakti se futbollistët shqiptarë janë shumë të lidhur me flamurin dhe japin në fushë 101%.” Më tej De Biazi ka shuar kureshtjen e gazetarëve italianë teksa I është përgjigjur pyetjes për kushtet ku stërvitet kombëtarja shqiptare. “Kushtet mungojnë”, – pohon ai.

“Kombëtarja stërvitet gjithmonë në fushën e një hoteli në Durrës, – ka vijuar 60-vjeçari i stolit të Kombëtares kuqezi. – Është përcaktuar që në 1 prill 2016 do të hidhet guri i parë në stadiumin e ri në Tiranë, që do të jetë një gjë shumë e mirë për ne. Por ndërtimi i tij natyrisht që kërkon kohën e vet.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh