AlbanianSport.com 03.08.2015 19:00
ASNN – Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka vendosur t’i japë fund para kohe mandatit të tij si anëtar i kryesisë së Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Që nga data 23 korrik, 79-vjeçari i ka kërkuar dorëheqjen presidentit të IOC-së, gjermanit Tomas Bah, duke i bërë të ditur se nuk do të udhëtonte drejt Kuala Lumpurit për mbledhjen e radhës së organizmit që qeveris lëvizjen olimpike mbarëbotërore.
Duhet theksuar se anulimi i këtij udhëtimi është ndoshta për të shmangur ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po hetohet në lidhje me skandalet e FIFA-s. Zvicerani do të dalë përfundimisht nga bota e sportit më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, datë kur FIFA do të njohë presidentin e saj të ri. Hëpërhë, kandidat kryesor për ta pasuar atë në këtë është francezi Mishel Platini.
Pavarësisht skandaleve të korrupsionit ku është përfshirë FIFA, Sep Blaterit, i cili mban detyrën e presidentit të qeverisë së futbollit botëror që nga viti 1998, i njihet merita për përdorimin e sistemit “Goal Control 4D”, një teknologji që shmang golat fantazmë. Për herë të parë kjo teknologji është përdorur në Botërorin “Brazil 2014” dhe me shumë mundësi do të përdoret edhe në Evropianin “Francë 2016″.