AlbanianSport.com 29/01/2019 21:45
ASNN – Futbolli është kënaqësi për të gjithë. Kjo lojë përcjell emocione edhe te fëmijët me aftësi të kufizuara. Një tifoz i pasionuar i futbollit brazilian ka tërhequr vëmendjen kombëtare pasi komentatori i ndeshjes ka folur shumë për të madje e ka afruar edhe në mikrofon për të komentuar ndeshjen. Bëhet fjalë për Nikolas Greço, 12 vjeç, i cili së bashku me nënën e saj, Silvia janë bërë figura të njohura në stadium si tifozë të Palmeiras, në Sao Paulo.
Nësa e tij i përshkruan detajet e ndeshjes, duke filluar që nga kostumet e skuadrave, ngjyrat e tyre, flokët e lojtarëve e çdo gjë tjetër, thotë Greço, për Agjencinë Franceze të Lajmerve, AFP. Nikolas, është autik dhe i verbër, e megjithatë ndodhet në shkallët e stadiumit së bashku me dhjetëra mijëra tifozë të veshur në ngjyrë jeshile të errët. “Komentet e mia vijnë nga emocionet e mia, – rrëfen e ëma. – Unë nuk jam një komentatore profesionist.”
“Çdo gjë që kam parë nëpërmjet syve të mi, mundohem ta përcjell edhe te Nikolasi”, – shton ajo. Disa media kanë prezantuar zgjidhje novatore për tifozët me aftësi të kufizuara të cilët mund të kenë qasje në sport ata e duan. Gjatë vitit të kaluar në Botëror në Rusi, një tifoz kolumbian po diskutonte një ndeshje kundër Polonisë me mikun e tij të shurdhët. Historia e Silvias dhe Nikolasit ka pasur një pasqyrim të gjerë. Ata u ftuan në disa shfaqje televizive dhe madje edhe të marrë pjesë në një trajnim Palmeiras.
Nëna e Nikolasit shprehet se Nejmari është idhulli i fëmijës së saj. “Nejmari ngriti atë mbi shpatullat e tij dhe djali preku me dorë flokët e idhullit të tij. Kjo ishte një ngjarje e madhe për Nikolasin!” – tha Silvia.