“Dale Gegë, se ka Skënderbeg…!” Korçarët thyejnë Partizanin, marrin kreun

Share Button

AlbanianSport.com 29/10/2018 22:50

ASNN – Mbrëmjen e të hënës Skënderbeu regjistroi një fitore të madhe në kryeqytet ndaj Partizanit, duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe duke i marrë kreun e renditjes. Ishte një fitore e merituar dhe e pastër e skuadrës korçare me rezultatin 2-0, një triumf që e ngjit atë në vend të parë, duke zbritur kështu nga kryesimi prej shumë javësh rivalin e kuq të Partizanit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” dhuroi emocione dhe surpriza.

Padyshim, merita u takon miqve që e intepretuan ndeshjen mjaft mirë dhe trajneri Orges Shehi po rezulton një strateg në krye të “Ujqërve të Dëborës”. Skënderbeu menaxhoi mjaft mirë jo vetëm lojën e tij, por edhe situatën e kundërshtarit, i cili erdhi në këtë ndeshje me nervat e tendosura si pasojë e pezullimit të mesfushorit Lorenc Trashi. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë erdhi disfata e të kuqve. Ishte pikërisht një “ish”, Gjergji Muzaka, ai që i dha goditjen e rëndë Partizanit.

Në minutën e 64-t ai shënoi për korçarët, duke u dhënë epërsinë. Partizani u përpoq për afro 30 minutat në vijim të barazonte shifrat, por nuk ia doli. Në fund, atëherë kur pritej edhe fërshëllima e gjyqtarit Enea Jorgji, vjen goli i dytë për Skënderbeun. Pas një kundërsulmi të fortë dhe një avancimi në krahun e djathtë, një nga lojtarët e kuq kthen topin në zonë në formë krosi. Atje gjendet Bregu që me një të djathtë fluturimthi nuk i jep asnjë shans Alban Hoxhës, duke shënuar kështu golin e dytë për ekipin korçar.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu merr kreun e renditjes me 23 pikë, duke zbritur në vend të dytë Partizanin me 22 pikë. Natyrisht, ndeshja dhe rezultati kishin vlerë për imazhin, pasi rreth objektivave është ende herët për të diskutuar, pasi faza e dytë sapo ka filluar dhe gara për titullin është e hapur deri në fund.

 

Kampionati Kombëtar i Futbollit

 

Kategoria Superiore

 

Java e 10-të

 

Të shtunën:

Kamza – Tirana                     1-1

Flamurtari – Teuta                1-1

 

Të dielën:

Kastrioti – Luftëtari                0-2

Laçi – Kukësi                         0-1

 

Të hënën:

Partizani – Skënderbeu       0-2

 

Renditja:

  1. Partizani        22
  2. Skënderbeu 20
  3. Kukësi            19
  4. Laçi                 16
  5. Flamurtari      15
  6. Teuta             15
  7. Tirana               9
  8. Luftëtari           9
  9. Kamza              8
  10. Kastrioti   4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh