AlbanianSport.com 12/01/2019 16:15
ASNN – Motoçiklisti britanik, Sem Sandërlend, ka fituar etapën e 5-të të “Dakar 2019”, edhe pse në mes të garës ndaloi për të ndihmuar një koleg që kishte pësruar një dëmtim në kokë. Francezi Havier de Sultre, me “Yamaha”, kishte qenë i pari në linjë nga Mokuegua në Arekipa, ndërsa Sanderlendi, në një “KTM”, përfundoi në vendin e 14-të, 7 minuta e 29 sekonda prapa.
Megjithatë, 29-vjeçari humbi më shumë se 10 minuta kur ai ndaloi në mes të garës për t’i ardhur në ndihmë motoçiklistit të Portugalisë me “Honda”, Paulo Gonçalves, i cili u plagos gjatë një rënie, pas 155 km rrugë që kishte bërë. Gonçalves u dëmtua në kokë dhe theu dorën e djathtë, duke u detyruar të ndërpresë garën. Organizatorët vendosën t’ia ulin 10 minutat e ndalesës Sandërlendit, kur ai ndihmoi pilotin portugez.
Ata e kanë e bërë kështu atë fituesin e etapës, me një diferencë prej 3 minuta e 23 sekonda. Në renditjen e përgjithshme, Riki Brabek i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me “Honda”, kryeson ndaj Pablo Kintanilas së Kilit, me 2 minuta e 52 sekonda më shumë se Tobi i Australisë. Sandërlendi është i 7-ti, me 11 minuta prapa të parëve.