AlbanianSport.com 06/10/2018 14:05
ASNN – Në kuadër të javës të 8-të të Kategorisë Superiore, Flamurtari përballë në Kamëz me skuadrën vendase, në duelin e dy skuadrave që kanë patur luhatje të mëdha në këtë gjysmë të dytë të fazës së parë të këtij sezoni. Këtë gjendje e ka reflektuar në fjalët e tij edhe trajneri Ilir Daja, që shpreson që loja e skuadrës të prodhojë fitoren. Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe sulmuesi Tomisllav Bushiç.
Në krahun tjetër, futbollisti Artim Pollozhani, shpreson që loja në Kamëz të mos ndikohet nga gyqtari. Ndërkohë, edhe në kampin e Kamzës gjendja nuk është aspak e qetë. Trajneri Klodian Duro, i cili e mori drejtimin e skuadrës pas javës së 3-të, duke zëvendësuar Bledar Devollin e shkarkuar pas një fitoreje dhe dy humbjesh, është gjithashtu nën presion.
Kamza e tij ka marrë një fitore dhe i ka humbur 3 ndeshjet e tjera në kampionat. Për rrjedhojë, skuadra e Duros ka rrëshkitur shpejt në renditje, duke ndarë tanimë vendin e 8-të dhe të 9-të me Luftëtarin, me nga 6 pikë secila. Një rezultat negativ në shtëpi me Flamurtarin, në takimin që luhet të dielën, duke nisur nga ora 13:45, mund ta kompromentojë seriozisht qëndrimin e Klodian Duros në stolin e Kamzës.