Cungu: Kombëtarja të luajë lojën e vet, na mjafton edhe një pikë (II)

Share Button

Armando-Cungu

Adriatik Balla 07.10.2015 18:45

Duke bërë një analizë të gjendjes në prag të kësaj sfide Shqipëri-Serbi, trajneri Armando Cungu, beson se fitorja me serbët është plotësisht e mundshme, por ajo nuk do të vijë nëse ekipi do të ngarkohet emocionalisht dhe do të bëhet pjesë e “eksitimit” që ka kapur turmën e tifozëve.
Ai këshillon të ndiqen detyrat dhe strategjitë e De Biazit, për të punuar të qetë në fushë dhe për të menduar vetëm për lojën. Sipas Cungut, kjo është një nga ato përballje ku ekipi më i kthjellët ia del të marrë rezultatin e duhur. Situata e krijuar në këtë pragndeshje nuk është e mirë.
Dhe Cungu i mëshon faktit se ka eufori të tepruar dhe shpalosje ndjenjash që nuk i shkojnë për shtat ekipit, ndërsa cilëson skuadrën serbe si mjaft të rrezikshme, me lojtarë shumë cilësorë që luajnë në klubet e mëdha të botës. Sidoqoftë, ai mendon se kjo ndeshje duhet të flasë për shqiptarët dhe për Kombëtaren kuqezi, duke qenë më afër me “Euro-2016”.
Në dy ditët në vijim, AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy pjesë, intervistën që trajneri shkodran i Laçit, Armando Cungu, ka dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT” dhe sot është pjesa e dytë, ndërsa e para ishte dje.

… Vijon nga dje

– Nuk duhet anashkaluar një element i rëndësishëm në këtë përplasje. Është trajneri De Biazi. Natyrisht, lojën e bën skuadra dhe në varësi të cilësive të saj vjen rezultati, por De Biazi në këto eliminatore ka marrë vlerësime për punën. Sa do të ndikojë ai në këtë sfidë?
– Kam respekt të madh për trajnerin De Biazi. E kam mbështetur dhe kam folur fjalë të mira për të në një moment kur diskutohej shkarkimi i tij dhe kur të tjerët i ishin vënë kundër. E kam mbështetur sepse kam parë tek ai një trajner të zotin, që ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë e kam ndjekur në disa seanca stërvitore dhe të them të drejtën më ka lënë mbresa, pra është shumë i aftë dhe besoj se ai do ta përgatisë si duhet këtë takim. Megjithatë, i mëshoj faktit se në këtë ndeshje do të ndikojë mjaft ana psikologjike.

– Pse?
– Ana psikologjike është kryesore, sepse kjo ndeshje do të jetë emocionale. Nga aq sa jemi informuar flitet për një situatë elektrizuese, ku kërkohet medoemos fitorja dhe lojtarët vetë janë të karikuar. Në këndvështrimin tim grupi duhet që t’i përgjigjet De Biazit, kërkesave të tij dhe këshillave të tij. Unë vetë në aspektin taktik nuk kam dyshim që De Biazi është “njësh” dhe e ka treguar këtë edhe në ndeshjet e shkuara, por këtu është problemi tek lojtarët, të cilët duhet të jenë të qetë, të pandikuar nga ambienti dhe të respektojnë detyrat e tyre taktike.

– Mbetet të bëhen llogaritë. Natyrisht, fitorja në të dy ndeshjet i mbyll hesapet pa bërë llogaritë e të tjerëve, por të gjithë ne e dimë se ndeshja mes Portugalisë dhe Danimarkës është e rëndësishme.

– Pra ka disa opsione, të cilët paraqesin interes….
– Sigurisht, por ne duhet të shkojmë në këto takime me parimin “ti duhet të fitosh ndeshjen tënde”. Ne kuadër të këtyre ndeshjeve ne duhet të kemi shpinën e ngrohtë, pra, e thënë troç, nuk duhet të pësojmë gol. Danimarka ka një shans, kurse ne kemi dy shanse. Unë mendoj se me atë Danimarkë që kemi parë deri tani nuk besoj se e thyen Portugalinë. Personalisht mendoj se edhe me një barazim, pra me një pikë, ne jemi ende në lojë.

– Me një pikë….?
– Po, unë mendoj se po. Mos harrojmë se kemi përballë një ekip me shumë kualitet. Lojtarët e tyre janë cilësorë e luajnë në klube të mëdha. Mos harrojmë ku jemi dhe sa forcë kemi. Duhen marrë parasysh edhe ngarkesat emocionale, prandaj edhe barazimi është pozitiv, është rezultat i mirë. Mos harrojmë realitetin e futbollit tonë dhe kualitetet e tyre. Ne kemi bërë përparime, por nuk duhet të harrojmë ende dobësinë që paraqet futbolli shqiptar. Nuk është pak ecuria e deritanishme e skuadrës, sukseset e saj dhe jo rastësisht De Biazi konsiderohet me të drejtë si tepër i suksesshëm. Ky është rezultati më i madh që ka marrë Kombëtarja ndonjëherë. Dhe rezultati ka ardhur nëpërmjet lojës së mirë dhe unë mendoj se me një përqendrim më të madh sot do të kishim më shumë pikë dhe do ta meritonim, se portugezët na mundën në minutën e fundit.

– Megjithatë, ndeshjet e fundit në grup kanë qenë vazhdimisht makthi ynë. Humbja me portugezët na la shije të hidhur. A mund ta konsiderojmë të kaluar këtë dobësi të skuadrës?
– Kemi një eksperiencë të hidhur me ndeshjet e fundit, sepse nuk i menaxhojmë si duhet. Por ne duhet të kemi besim tek De Biazi, sepse ai i flet grupit gjërat e duhura dhe di ta motivojë e ta mbajë në konturet e profesionalizmit, pa hyrë në aventura. Kombëtarja nuk mund të quhet më inferiore dhe futbolli ynë nuk duhet ta shohë veten inferior. Unë pashë ndeshjen e Skënderbeut në Europa League, me Lokomotivën. Kundërshtari nuk ishte kushedi çfarë, por fitoi. Skënderbeu i shkëlqyer, por humbi. Pra ne duhet të heqim ndjenjën e inferioritetit. Fundja, në fushë janë 11 kundër 11. Pra duhet që të kemi besim në vetvete, pa fluturuar, por me këmbë në tokë.

– Dua një rezultat. Sa del ndeshja me Serbinë?
– Nuk shquhem për parashikime e as nuk më pëlqen ta them në këtë formë. Megjithatë, nëse skuadra nuk bie preh e euforisë ajo mund ta fitojë këtë ndeshje 1-0. Por opsion i mirë, për mua, është dhe barazimi.

– Diçka për Laçin tënd, luani me një skuadër modeste kundër ekipeve më cilësore. Por, mirë apo keq, jeni imponuar në kampionat si “kockë e fortë”. Me pak fjalë Cungun e kanë frikë rivalët…
– Faleminderit për vlerësimin, por, edhe pse ne tentuam në merkato të afronim një lojtar që bën diferencë nuk ia dolëm. Kemi probleme që vijnë nga prishja e ekuilibrave. Rivalët janë para nesh. Skënderbeu, Tirana, Partizani, Kukësi, por do shtoja dhe Flamurtarin, janë ekipe më të kompletuara në grup. Megjithatë, po punojmë të jemi cilësorë në garë. Sa u takon trajnerëve rivalë, dihet, ka një pengesë për të rinjtë, ose më saktë xhelozi ndaj trajnerëve të rinj, por ky ambient është i tillë dhe ne duhet të bëjmë përpara. Secili duhet të tregojë vlerat e tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh