Cungu-Gjoka-Tahiri: Lojtarët, ata që do të vendosin sonte ndaj Serbisë

Share Button

Armando-Cungu-Ernest-Gjoka-Ermal-Tahiri-montazh

AlbanianSport.com 08.10.2015 08:55

ASNN – Ndryshe nga mediat, specialistët e futbollit e shohin sfidën më të madhe të ndeshjes së sotme tek ata që do të luajnë në fushën e blertë, sesa tek ata që janë në shkallët e stadiumit. Duke bërë një analizë të gjendjes në prag të kësaj sfide Shqipëri-Serbi, trajnerët Armando Cungu dhe Ernest Gjoka, si dhe specialisti Ermal Tahiri, e vënë theksin tek qetësia dhe përqendrimi i skuadrës.
Cung beson se fitorja me serbët është plotësisht e mundshme, por ajo nuk do të vijë nëse ekipi do të ngarkohet emocionalisht dhe do të bëhet pjesë e “eksitimit” që ka kapur turmën e tifozëve.
“Ana psikologjike është kryesore, sepse kjo ndeshje do të jetë emocionale, – thotë trajneri i Laçit. – Nga aq sa jemi informuar flitet për një situatë elektrizuese, ku kërkohet medoemos fitorja dhe lojtarët vetë janë të karikuar. Në këndvështrimin tim grupi duhet që t’i përgjigjet De Biazit, kërkesave të tij dhe këshillave të tij. Unë vetë në aspektin taktik nuk kam dyshim që De Biazi është “njësh”.”
“Dhe e ka treguar këtë edhe në ndeshjet e shkuara, por këtu është problemi tek lojtarët, të cilët duhet të jenë të qetë, të pandikuar nga mjedisi që i rrethon dhe të respektojnë detyrat e tyre taktike”, – ka theksuar Cungu. Ndërsa për Gjokën, ndeshja e sotme është një ndeshje me dimension të madh, ku një fitore na çon drejt e në një ëndërr shumëvjeçare që të gjithë shqiptarët po e presin me padurim.
“Përveç anës sportive, është dhe ana emocionale, e cila kam frikë se mund të na frenojë për të bërë më të mirën e mundshme, sepse situata është e nxehtë duke parë intervistat, duke parë interesim e madhe të të gjithë mediave të huaja, që e kanë trysnuar mjedisin e pragndeshjes dhe kjo gjë nuk shkon për interesin e ekipit tonë kombëtar”, – ka theksuar trajneri i disa skuadrave në Kategorinë Superiore.
Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Kombëtares dhe Dinamos, Ermal Tahiri, e vë theksin tek ruajtja e qetësisë. “Nëse biem në provokimet e serbëve, ne nuk fitojmë asgjë, – këmbëngul ai. – Duhet të kemi parasysh diçka: Platinia nuk na e fal 3-pikëshin që ne ja morën në “CAS”-in e Lozanës, prandaj duhet shumë kujdes për ndërprerje të mundshme të ndeshjes… sot nuk fiton rreshtimi, skemat apo taktikat, sot fiton zemra.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh