Gjergj Vyshka 06.12.2015 23:35
Ajo që duhet evidentuar është fakti se në pjesën e katërt të kryendeshjes së kësaj jave në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Meshkuj, midis Superior Basket dhe Superior Klima, teksa kishin mbetur tre minuta e 20 sekonda, gjyqtarët vendosin të pezullojnë lojën sepse mungonte policia.
Superior Klima, që për nga organizimi ishte model, kishte marrë polici private, e cila vetëm kur u shfaq vijoi ndeshja normalisht. Madje shoqëroi dhe gjyqtarët në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë si rrallëherë në Kategorinë Superiore, në Kategorinë e Parë vijohet hyjnë shikuesit me bileta.
Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen Superior-Ardhmëria Basket, ndërsa çmimi i biletës ishte 100 lekë të rinj. Biletë të cilën e kemi prerë edhe ne si gazetar, sepse forcat e sigurisë që kishin marrë përsipër ruajtjen e rendit në këtë ndeshje nuk kishin marrë njoftimin e duhur nga drejtuesit e klubit, të cilët më pas kanë kërkuar edhe falje.
Sepse në fakt ekziston lista e gazetarëve që vijnë të mbulojnë ndeshjet e basketbollit dhe volejbollit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Përtej kësaj Ardhmëria Basket e ka merituar fitoren dhe vendin e parë në Kategorinë e Parë.