Gjergj Vyshka 05.08.2016 21:40
Gjatë pasdites së sotme nëpër rrjetet sociale, apo dhe faqe në internet, ka qarkulluar lajmi se presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i ka kërkuar trajnerit të Briken Caljes, Leonard Toskës që të qëndrojë në dhomë, sepse i pari i shtangës kuqezi ka kërkuar të jetë vetë në ceremoni.
Menjëherë gazeta “Sport Ekspres” ka kontaktuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, sipas të cilit ka ekzistuar si shqetësim. “Por, – thotë Bello, – menjëherë kemi thirrur shefin e misionit të Shqipërisë, Gjergji Rulin.”
“Atij ia kemi bërë të ditur se parësor janë sportistët dhe trajnerët për në ceremoni dhe më pas ç’të mbetet, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike. – Dhe gjithçka është rregulluar dhe lista zyrtare i është dorëzuar organizatorëve të ceremonisë së hapjes. Nuk ka asnjë problem.”
Shqipëria në ceremoninë e hapjes së “Rio 2016”:
Sportistët: Luiza Gega (flamurmbajtëse), Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha, Briken Calja
Zyrtarët: Gjergji Ruli (Shefi i misionit), Taulant Stërmasi, Vildan Tufi, Sadik Mema, Elez Gjoza, Leonard Toska.