Çmimet “Laureus”, spikatin Bolt & Bajls, ka edhe fitues të tjerë

Share Button

AlbanianSport.com 15.02.2017 18:00

ASNN – Jusein Bolt ka fituar çmimin prestigjoz “Laureus”, një nga mirënjohjet më të rëndësishme të botës së sportit. Ikona e atletikës së lehtë, e fiton për herë të katërt në karrierë këtë çmim. Për femra këtë çmim e fiton Simonë Bajls, fituese e katër medaljeve të arta në gjimnastikë në Olimpiadën “Rio 2016”. Çmimet Laureus u jepen sportistëve të disiplinave të ndryshme, të cilët kanë arritur rezultatet më të mira gjatë vitit.

Ceremonia u zhvillua në Montekarlo. “Sportisti i vitit” u shpall Jusein Bolt. Atleti xhamajkan, njeriu më i shpejtë në tokë, i mbiquajtur “Rrufeja”, ka fituar 3 medaljet e arta në Olimpiadën Rio 2016. Çmimin kampionit të atletikës ia dorëzoi një tjetër legjendë e atletikës, Majkëll Xhonsoni. Bolti ka lënë pas konkurrentë të tillë si futbollisti Kristiano Ronaldo, basketbollisti Lëbron Xhejms dhe Endi Mërrej.

Për femra këtë çmim e fitoi gjimnastja amerikane, Sajmën Bajlls, fituese e katër medaljeve të arta në Olimpiadën “Rio 2016”. Trofeun ia dorëzuan Nadia Komaneci dhe Princi Alberto i Monakos. Skuadra e vitit u shpall “Çikago Kabs”, kampionia amerikane e bejsbollit, që kanë fituar “World Series” pas 108 vitesh, nga hera e fundit. Ata lanë pas në konkurrim Realin e Madridit dhe Portugalinë, kampione të Evropës.

Trofeun amerikanëve ia dorëzuan Eduin Mozes dhe një nga patronët e çmimeve, Tom Rikets. Supriza e vitit u takoi Niko Rosbergut, pilotit gjerman të Formula 1, i cili fitoi Kampionatin e kaluar Botëror. Trofeun e dorëzoi Luis Figo. Për rikthimin e suksesshëm në sporti, fitues u shpall amerikani, Majkëll Fellps, që është në fakt notari më i madh i të gjitha kohërave.

Njeriu me më shumë medalje në historinë e olimpiadave, plot 28 të tilla, është rikthyer dominues sërish në Olimpiadën “Rio 2016”. Çmimin ia dorëzoi legjenda e tenisit, Boris Beker. Një çmim ka qenë edhe për sportisten më të mirë të vitit me aftësi të kufizuara. Fituese është shpallur italiania Bebe Vio, në sportin e skermës, e cila fitoi një medalje të artë dhe një të bronztë në Paralimpiadën “Rio 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh