AlbanianSport.com 19/01/2024 19:45
ASNN – Fiton 6 nga 22 çmimet, Kristiano Ronaldo rrëmben 3 çmime të tjera. Në këtë ceremoni janë dhënë plot 22 çmime, nga të cilat 16 ishin për merita sportive, ndërsa 6 për kontributin e sportistëve dhe klubeve në rrafshin digjital dhe të mediave sociale. Kështu, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe është zhvilluar të premten ceremonia prestigjioze e edicioni i 14-të të Çmimeve “Globe” për vitin 2023.
Në këtë ceremoni, që erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport janë dhënë plot 22 çmime, nga të cilat 16 ishin për merita sportive, ndërsa 6 për kontributin e sportistëve dhe klubeve në rrafshin digjital dhe të mediave sociale.
Kështu, në këtë ceremoni mbizotëroi skuadra e Mançester Sitit, që rrëmbeu 6 nga këto çmime, duke nisur nga ai për ekipin më të mirë dhe më pas për Erling Ha’alandin, si futbollisti më i mirë, për Pep Guardiolën, si trajnerin më të mirë, për Edersonin si portieri më i mirë, për Rodrin, si mesfushori më i mirë dhe Khaldun Al-Mubarakun si presidenti më i mirë.
Ndërkaq, 3 çmime rrëmbeu edhe futbollisti i njohur portugez, Kristiano Ronaldo, i cili tashmë militon në radhët e El-Nasrit, në Arabinë Saudite, duke rrëmbyer Çmimin “Maradona”, të shënuesit më të mirë të vitit, atë të “Lojtarit më të dashur për tifozët” dhe atë të “Futbollistit më të mirë në Lindjen e Mesme.
Teksa Aitana Bonmati u zgjodh si futbollistja më e mirë e vitit 2023 dhe skuadra e saj, Barcelona, si më e mira e futbollit të femrave, Xhjudë Bellingam u shpall “futbollisti më i mirë në zhvillim”. “Çmimi i karrierës” i rezervuar për futbollistët aktivë shkoi për 31-vjeçarin brazilian Kasemiro, Çmimit i “Arritjes së Jetës” iu dha 43-vjeçari Xhon Terri, ish-mbrojtësit të Anglisë dhe kapitenit të Çelsit.
Çmimet “Globe 2023”
Të gjithë fituesit e çmimeve në Dubai:
Lojtari më i mirë: Erving Ha’aland (Mançester Siti)
Lojtari më i dashur nga fansat: Kristiano Ronaldo (Al-Nasr)
Presidenti më i mirë: Khaldoon Al-Mubarak (Mançester Siti)
Çmimi i karrierës për futbollistin aktiv: Kasemiro (Mançester Junajtid)
Trajneri më i mirë: Pep Guardiola (Mançester Siti)
Çmimi “Maradona” (shënuesi më i mirë i vitit): Kristiano Ronaldo (Al-Nasr)
Futbollisti më i mirë në Lindjen e Mesme: Kristiano Ronaldo (Al-Nasr)
Skuadra më e mirë: Mançester Siti
Çmimi për “Arritje të Përjetshme” të trajnerit: Lionel Skaloni (trajneri i Argjentinës)
Ish-futbollisti i Çmimit të Arritjes së Jetës: Xhon Terri (43-vjeçari ish-mbrojtës anglez, flamuri i Çelsin)
Skuadra më e mirë e femrave: Barcelona
Mesfushori më i mirë: Rodri (Mançester Siti)
Portieri më i mirë: Ederson (Mançester Siti)
Drejtori më i mirë sportiv: Kristiano Xhuntoli (Napoli / Juventusi)
Agjenti më i mirë: Zhorzh Mendesh
Skuadra më e mirë në Lindjen e Mesme: El-Ahli Sc (Egjipt)
Futbollistja më e mirë: Aitana Bonmati (Barcelona)
Talenti më i mirë në zhvillim: Xhjudë Bellingam (Borusia Dortmund / Real Madrid)
Përmbajtja më e mirë dixhitale e klubit: Roma
Përmbajtja dixhitale e futbollistit më të mirë: Leao (Milano)