Gjergj Vyshka 20.05.2016 12:05
Për shkak të kohës së keqe, që ka përshkruar të gjithë etapën e 12-të të Xhiros së Italisë, janë anuluar bonuset e garës. Eugert Zhupa hyn me grupin në finish, ngjitet në vendin e 124-t. Kështu, Shqipëria me të vetmin përfaqësues të saj në Xhiron e Italisë, duket se është duke bërë gjithçka mirë në këtë tur të rëndësishëm çiklistik.
Zhupa dje ka bërë një tjetër etapë të mirë në 12-të që janë zhvilluar deri më tani, ndërsa në finish ka hyrë me grupin e madh duke pasur të njëjtën kohë me fituesin e kësaj etape, gjermanin Greipel. Është i 28-ti. Dhe për rrjedhojë ky pozicion e ka rritur në renditjen e përgjithshme, teksa është ngjitur 4 vende.
Tanimë ai renditet i 124-ti mes 198 pjesëmarrësve që kanë nisur Xhiron e Italisë. Sot pritet një tjetër etapë e mirë e Zhupës, ndërsa po vihet gradualisht drejt pushimit të tretë për të kaluar më pas në sulmin final për përfundimin me sukses të këtij turi të njohur çiklistik ndërkombëtar.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 12-të
(Noale-Bibione, 182 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Andre Greipel (Gjermani) 4h16’00”
2) Kaleb Evan (Australi) – “ –
3) Xhakomo Nicolo (Itali) – “ –
4) Sasha Modolo (Itali) – “ –
5) Aleksandër Porsev (Rusi) – “ –
6) Moreno Hofland (Holandë) – “ –
7) Ivan Savitski (Rusi) – “ –
8) Hajnrish Hausler (Australi) – “ –
9) Rik Zabel (Gjermani) – “ –
10) Soni Kobeli (Itali) – “ –
28) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) – “ –
Renditja e përgjithshme pas 12 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Bob Jungels (Luksemburg) 49h32’20”
2) Andrei Amador (Kosta Rika) + 24”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 1’07”
4) Stiven Kruijsvijk (Holandë) – “ –
5) Vincenco Nibali (Itali) + 1’09”
6) Rafal Majka (Poloni) + 2’01”
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 2’26”
8) Esteban Çavez (Kolumbi) + 2’43”
9) Xhianluka Brambila (Itali) + 2’45”
10) Diego Ulisi (Itali) + 2’47”
124) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 1h23’57”