Gjergj Vyshka 12.01.2014 12:25
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmi, Skënder Anxhaku, ka zbuluar se dyrrotakët shqiptar në Baku nuk do të përfaqësohen nga Iltian Nika dhe Redian Kopshti, të cilët janë ende në garë për moshën deri në 23 vjeç, por nga Eugert Zhupa dhe Redian Halilaj.
“Të dy janë me normë kualifikimi, të cilën, siç dhe e kam thënë herë të tjera, e kanë marrë që nga Botërori i Firences, atje ku Iltian Nika mori medaljen e bronztë, – ka deklaruar ai. – Janë të dy çiklistë shumë të mirë, madje ne shpresojmë që Zhupa të na përfaqësojë edhe në Xhiron e Italisë. Dhe besojmë se do të kemi paraqitje të mirë.”
Në kushtet kur boksi dhe çiklizmi janë dy federatat e para që bëjnë publike emrat e sportistëve, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe djegieve të talenteve për shkak të moshës, të tjerët ende nuk e kanë vënë “ujin në zjarr”. Koha ecën dhe Lojërat Olimpike Evropiane në Baku pas katër muajsh janë gati për start…