Çiklizëm / Veliaj s’pyet për erën e për shiun, i pari në finish

Share Button

Ciklizem-Rrethi-71-poster

Gjergj Vyshka 07.10.2014 11:15

Gara e djeshme Tiranë-Shkodër, etapa e parë zyrtar e Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë, që cila ka nisur tek kthesa e Kamzës e ka përfunduar tek Ura e Bërdicës, ndonëse është zhvilluar në kushte atmosferike shumë të vështira me reshje shiu të dendura, ka pasur një ritëm të lartë pedalimi. Çiklistët kanë mbërritur në kryeqendrën e Veriut për 2 orë e 15 minuta, me nje shpejtesi mesatare prej 41 kilometrash në orë. Në përfundim të garës, mbërritja e së cilës është bërë tek Ura e Bërdicës, vendin e parë e ka zënë çiklisti i Tiranës Olsion Veliaj.

Pas tij i dyti ka ardhur maqedonasi Stefan Petrovski dhe i treti çiklisti i Apolonisë, Hysen Sota, ndërsa në vend të katërt është renditur çiklisti i Vllaznisë, Bruno Kola. Madje edhe pse ka bërë defekt gjatë rrugës, Kola ka arritur të kapë grupin e parë dhe të renditet i katërti. Shumë pranë tij kanë qenë edhe dy çiklistët e tjerë të Vllaznisë, Ferhati dhe Alija, dhe në fund të garës trajneri i tyre Sabetin Hoxha është shprehur mjaft i kënaqur për paraqitjen e bërë nga sportistët e tyre. “Të them të drejtën jam shumë i emocionuar dhe i lumtur me paraqitjen e sportistëve të mi në këtë etapë”, – ka thënë ai.

“Sidomos me kapitenin e ekipit, Bruno Kolën, i cili bëri defekt në Milot e megjithatë arriti ta kapë grupin e parë, – ka vijuar Kola. – Ndonëse në moshë shumë të re ata po bëjnë më të mirën e mundshme dhe besoj se shumë shpejt do të kthehet koha e Tafilëve, Sykjes e me radhë, sepse këto janë djem shumë të përkushtuar.” Të kënaqur dhe njëkohësisht të emocionuar kanë qenë edhe tre çiklistët, të cilët premtojnë të bëjnë më të mirën edhe në etapat e ardhshme. Sot do të zhvillohet etapa e dytë e Rrethit, ajo me itinerar Shkodër- Burrel, e gjatë 105 kilometra.

 

Prolog (5 xhiro në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”)

 

1) Stefan Petrovski (Velo Kumanovë)      12’45”

2) Marko Stojanoviç (Novi Pazar)              12’46”

3) Paulo Brraka (Apolonia)                                    12’47”

 

Etapa 1 (Tiranë-Shkodër (94.3 kilometra)

 

1) Olsion Veliaj (Tirana)                              2h15’10”

2) Stefan Petrovski (Velo Kumanovë)      2h15’14”

3) Hysen Sota (Apolonia)                           2h15’16”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh