Gjergj Vyshka 14.10.2015 18:00
Anastopulos Vasilieos për disiplinën e rrugës dhe Skot Baxhen për disiplinën e “mountain bike” dhe “BMX”-it do të jenë lektorët e kursit për trajnerët e çiklizmit shqiptar, i cili do të zhvillohet në Tiranë, nga data 19, deri më 25 tetor.
Ky kurs vjen në një bashkëpunim të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Çiklizmit me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, e cila nëpërmjet Solidaritetit Olimpik krijon mundësinë për rritjen cilësore të trajnerëve të të gjitha disiplinave sportive.
Siç është në këtë rast çiklizmit, ndërsa më parë e kanë bërë për peshëngritjen, mundjen, boksin, xhudon etj. Të gjithë trajnerët, të cilët do ta kalojnë me sukses këtë kurs, do të pajisen me certifikatë nga Federata Botërore e Çiklizmit.