AlbanianSport.com 29/03/2019 16:15
ASNN – Brukseli bëhet gati. Këtë vit nisja do të jetë nga kryeqyteti belg. Organizatorët e Tour de France kanë nisur numërimin mbrapsht, kur kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i veprimtarisë, që këtë radhë do të nisë nga Brukseli. I pranishëm ka qenë edhe Edi Merks, 5 herë fitues i Turit të Francës.
“Kjo është shumë për mua. Unë nuk e di nëse e meritoj një nder të tillë”, – ka thënë tepër i emocionuar ish-çiklisti 73-vjeçar. Drejtori e Turit të Francës, Kristian Prud’hom dhe kryetari i komunës, Filip Klose, vendosën në qendër të Brukselit një yll dedikuar ish-kampionit të çiklizmit, 5 vjet pas fitores së tij të parë në Turin e Francës .
“Këtë vit është 100-vjetori i bluzës së verdhë, por edhe 50-vjetori i fitores së parë në Tur e Edit”, – tha Prud’homi. Dita e festimeve u dedikua plotësisht për ish-çiklistin që ka veshur fanellën e verdhë 111 ditë duke fituar 34 etapa. Dy fazat e para të Turit të Francë për 2019-ën do të zhvillohen në rrugët e kryeqytetit belg, para se të marrë drejtimin drejt Francës.