AlbanianSport.com 24.07.2017 07:55
ASNN – Bie sipari i Turit të Francës, që tashmë ka përfunduar zyrtarisht në “Shomps Elize” në Paris, duke konfirmuar triumfin e shumë merituar të britanikut Kris From, që e fiton këtë veprimtare madhor të çiklizmit botëror, për herë të katërt në karrierë.
Madje në vitet e fundit kjo e sivjetmja llogaritet për From e treta radhazi, ndërsa “Grand Bukle” mbetet një terren i mirë për të gjuajtur dhe fituar. Vendi i dytë i etapës së fundit të turit të Francës i ka takuar venezueljanit Rigoberto Uran.
Kurse podiumi është kompletuar me vendin e tretë të francezit Romen Bardet. Etapa e fundit, që më së shumti ka qenë një shëtitje nga Montzheron deri në Paris, me një ritëm të ulët, ndërsa ka qenë e gjatë 103 kilometra, ka qenë e bukur vetëm në shpërthimet e fundit përpara finishit.
Dhe në fund ka fituar holandezi Grënevegen që djeg në një sprint të fortë Greipelin, Boason Hagenin, Bohuanin dhe Kristofin.