AlbanianSport.com 05/02/2020 18:35
ASNN – “Turi i Francës 2021” do të fillojë me një pasazh përpara “Sirenës së Vogël” në Kopenhagë, “kryeqyteti më çiklistik i planetit”, me një etapë të shpejtë të kronometrimit individual. Edicioni i 108-të i garës historike të dyrrotakëve, i cili u prezantua të martën në Vejle, Danimarkë, do të fillojë në 2 korrik në rrugët e Kopenhagës. Kështu shpjegoi drejtori i Turit, Kristian Prud’hom.
Në 13 kilometrat e para, garuesit do të afrohen pranë kalasë, urës së Mbretëreshës Luise dhe më pas kështjellës mbretërore të Amalienborg. Etapa e dytë, është 199 km asfalt midis Roskildes dhe Nyborg, duke përfshirë 18 km gjatë kalimit në ngushticën e Rripit të Madh. “Do të ketë një panoramë të jashtëzakonshme, e pakaluar që nga 1903-shi, vit i krijimit të Turneut”, – tha Prud’homi për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).
Ai ka theksuar se gara nuk kishte guxuar kurrë të shkonte deri në veri. Etapa e 3-të daneze do të zhvillohet në mes të fjordeve mbi 182 km larg Vejles, me përfundim në Sënderborg. Danimarka është vendi i 10-të i huaj nga ku do të jetë nisja e Turit të Francës, teksa Holanda, Belgjika , Gjermania, Zvicra, Luksemburgu, Spanja, Irlanda, Britania e Madhe dhe Montekarlo i kanë paraprinë asaj.
“Danimarka ka edhe më shumë njerëz që shikojnë Turin e Francës, më shumë edhe sesa francezët, – thotë Kristian Prud’homi. – Ajo është në vendin e dytë sa i përket shikueshmërisë, ndërsa Franca, vetëm e katërta.”