Gjergj Vyshka 23.03.2017 11:20
Astrit Krronaj, 16-vjeçari i Vllaznisë, ishte surpriza e garës së parë të vitit 2017 për dyrrotakët, ndërsa sfidoi dhe më të mëdhenj në moshë. “Po vijnë turqit…!”. E thënë me humor, sepse në të vërtetë nuk ishin pushtues, por ishin çiklistët e 9 skuadrave që dje në garën e parë të vitit 2017 kanë bërë bashkë dy kala, Kalanë e Prezës dhe të Petrelës.
Dy kala që i përkasin kohës së Skënderbeut, të cilat ishin në kompleksin e fortesave për t’u mbrojtur nga pushtuesit osman në shekujt XIII, XIV dhe XV. Përtej historisë, gara e “Trofeut të Kalave”, kështu është quajtur veprimtaria për paratërinj dhe të rinj nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, është cilësuar dhe si një promovim i turizmit.
Sepse për hir të së vërtetës duhet pranuar se Kalaja e Prezës dhe e Petrelës janë në paketën turistike të ofruar nga Bashkia e Tiranës për çdo vizitor të kryeqytetit. Dhe veprimtaria ka patur mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.
Trofeu i Kalave në Çiklizëm
(Kalaja e Prezës – Shijak – Kalaja e Petrelës – 103 kilometra)
Rezultatet teknike të garës:
Nr. Çiklisti / Ekipi Koha
- Astrit Krronaj (Vllaznia) 1h40’33”
- Amarildo Gogaj (Apolonia) + 1”
- Bruno Kola (Vllaznia) 1h40’50”