Gjergj Vyshka 27.10.2015 09:25
Në kuadrin e kursit të trajnerëve të çiklizmit, që po zhvillohet nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me dy ekspertët e Federatës Botërore, Skot Budgen dhe Vasilis Anastopulos, është zhvilluar dhe një test për paratërinjtë.
Gjatë zhvillimit të kursit, Baxhen dhe Anastopulos kanë vlerësuar sjelljen e trajnerëve jo vetëm në pjesëmarrjen në analizë, por dhe me sportistët e tyre. Dhe gara ka pasur dhe fitues.
Në këtë test kanë përshëndetur presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Ndërkohë, një seancë e veçantë ka qenë edhe për dopingun.