Gjergj Vyshka 22.03.2017 08:50
Federata Shqiptare e Çiklizmit do të zhvillojë sot veprimtarinë e saj të parë zyrtare, ndërsa e ka quajtur “Trofeu i Kalave”. Gjithçka nis nga Kalaja e Prezës zbritet në Vorë, Sukth, Shijak e kthim, katër rrugët e Shijaku, Ndroq, Pezë e Kalaja e Petrelës në një distancë prej 103 kilometrash.
Do të jetë një garë për kadet e të rinj, ndërsa do të marrin pjesë 49 çiklistë nga 10 klube të Shqipërisë. Kjo veprimtari është me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pa harruar Institucionin e Mbrotjes së Monumenteve dhe Kalave.
Është garë sportive, po njëkohësisht dhe një promovim i vlerave të turizmit, sepse të dy kalatë janë në bllokun e turisteve si vende për t’u vizituar me të gjithë resurset që zonat kanë. E ndërkohë të dielën do të vijë dhe Kupa “26 Marsi” në Kavajë.