Çiklizëm / Shqiptarët, gati për Botërorin e Ponferradës

Share Button

Simone Zignoli of Albania competes durin

Gjergj Vyshka 23.09.2014 17:05

Gara e rrugës për Nën-23-vjeçarët dhe të rinj do të jenë dy disiplinat e kuqezinjve. Medalja e bronztë e Iltian Nikës një motiv më shumë për kuqezinjtë. Çiklizmi shqiptar tashmë është gati për pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror të moshave, që të dielën ka nisur në Ponferrada të Spanjës. Pas pjesëmarrjes jo vetëm në Kampionatin Kombëtar Individiual, i cili është zhvilluar në Tiranë, nga data 26, deri më 28 shtator, por dhe në aktivitetet ndërkombëtar, kur në plan të parë ka qenë pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rinore “Nanxhing 2014”, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur për emrat e përfaqësueses kombëtare.

Për Nën-23-vjeçarët do të jenë medalisti i bronztë i edicionit të kaluar, Iltian Nika. Më pas Xhuljano Kamberaj dhe Klinti Gremi. Kurse për të rinj Ridian Kopshti dhe Realdi Ramaliu. Trajneri i tyre do të jetë Françesko Frazi, i cili ka qenë trajneri i kombëtares së të rinjve të Shqipërisë dhe në Lojërat Olimpike Rinore “Nanxhing 2014”. Në të njëjtën kohë në krye të delegacionit shqiptar të çiklizmit do të jetë zëvendëspresidentja Elda Gjoka, e cila do të marrë pjesë dhe në Kongresin Botëror. E sa për kalendar, Nën-23-vjeçarët do të jetë në konkurrim në garën e rrugës më 26 shtator. Kurse një ditë më pas, po në të njëjtën disiplinë, do të jenë të rinjtë.

Ajo që vlen të vlerësohet është fakti se medalja e bronztë e Nikës në Firence vitin e kaluar është një motiv më shumë për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në këtë Botërore. Madje dhe vetë presidenti Skënder Anxhaku është i bindur në një pjesëmarrje dinjitoze të këtyre çiklistëve në këtë Botëror, pas së cilës do të vijë dhe Rrethi Çiklistik i Shqipërisë. Dhe ky Botëror është vlerësuar më së shumti nga trajneri Françesko Frazi, i cili menjëherë sapo janë kthyer nga Naxhingu ka nisur përgatitjet me pjesë tjetër të ekipit, të cilët kanë bërë dhe disa prova në aktivitete ndërkombëtare në Itali.

Gjithçka përmblidhen në fakti se Shqipëria tashmë është gati për të marrë pjesë në këtë Botëror, jo vetëm me shumë dinjitet, po pse jo dhe për të dhënë medalje. Nuk duhet harruar që një medalje e Nikës vitin e kaluar ka qenë një normë kualifikimi për në Nanxhing. Kurse tani duhet të jetë fillesë për të arritur më pas për herë të parë në të gjithë historinë e çiklizmit shqiptar normën e kualifikimit në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Por edhe pjesëmarrja në Baku vitin e ardhshëm në Lojërat Olimpike Evropiane do të jetë një tjetër motiv për të dhënë më të mirë tashmë në Ponferrada. Ndaj pritet shumë nga këta çiklistë, sikurse të gjithë janë gati për këtë aktivitet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh