AlbanianSport.com 18.09.2015 13:30
ASNN – David Rebelin, 44 vjeç, është fituesi i edicionit të 69-të të Kupës Agostoni-Xhiro e Brianzës, që është prova e parë e Triptikut të Lombardisë.
Çiklist venet ka mundur në sprint në kthesën e Lisones, Vinçenco Nibali, që kishte kohë që ishte shkëputur.
Vendi i tretë për Nikolo Bonifacion që kap shpejt pjesën e mbetur të grupit. Gara ka nisur nga Vila Reale në Monza dhe ka qenë e gjatë 198.2 kilometra.
Sot është Kupa “Bernoki”, pas së cilës trajneri i kombëtares së Italisë, Davide Kasani, do të japë listën e 11 çiklistëve për Botërorin e Amerikës