AlbanianSport.com 17.06.2016 12:35
ASNN – Ylber Sefa “tris” fitoresh, Rrethi Çiklistik duket se do të jetë vetëm për të. Në Burrel asnjë drejtues i Bashkisë për të pritur çiklistët që vinin në etapën e dytë të Rrethit të 73-të të Shqipërisë nga Shkodra. Për Federatën Shqiptare të Çiklizmit kjo është mungesë respekti, gjë që s’ka ndodhur kurrë
Kështu, Ylber Sefa ka bërë të tijën edhe etapën e dytë të Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë, Shkodër-Ulëz-Burrel 98.3 kilometra. E kësisoj vijon jo vetëm të kryesojë në renditjen e përgjithshme, por dhe të eci me hapa vigane drejt triumfit përfundimtar të këtë veprimtari.
Të dielën do të jetë edhe finishi në Kërrabë, ose ndryshe në kilometrin e 29-të të rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan. Dje në vendin e dytë ka ardhur malazezi Demir Muliç, kurse i treti Besmir Banushi. Në renditjen e përgjithshme Besmir Banushi është i dyti, kurse i 3-ti holandezi i Partizanit, Van Demaele.
Ndërkohë, në renditjen ekipore, skuadra më e mirë deri më tani është Apolonia e trajnerit veteran, Kiço Kalemit. Etapa e katërt e këtij turi çiklistik do të nisë sot në orën 09:30 minuta dhe do të ketë itinerarin Burrel-Rrëshen-Durrës, duke përshkuar një gjatësi prej 119 km.
Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë
Rezultatet teknike të etapës së dytë
(Shkodër-Burrel, 98.3 kilometra)
Nr. Çiklisti (Skuadra) Koha
- Ylber Sefa (Tirana) 2h26’48”
- Demir Muliç (Mali i Zi) 2h26’52”
- Besmir Banushi (Apolonia) 2h26’54”
Renditja e përgjithshme individuale pas 3 etapash:
Nr. Çiklisti (Skuadra) Koha
- Ylber Sefa (Tirana) 4h47’42”
- Besmir Banushi (Apolonia) 4h48’53”
- Glen Van Demaele (Partizani) 4h49’16”
Renditja e përgjithshme ekipore pas 3 etapash:
Nr. Skuadra Koha
- Apolonia 14h29’33”
- Tirana 14h36’01”
- Mali i Zi 14h36’38”